Kuvendi mori vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të KSHPK-së, pasdite do të vazhdojë me pyetje të deputetëve
- – Në pauzën e dhënë për mbledhjen për pyetje të deputetëve, Kuvendi vazhdoi me punë për mbledhjen e 64-t, në të cilën njëzëri e miratoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, me procedurë të shkurtër, i parashtruar nga deputetët Bojan Stojanoski, Dragan Kovaçki dhe Pavle Arsoski.
- Post By Fitore Curri
- 15:36, 31 korrik, 2025
Shkup, 31 korrik 2025 (MIA) – Në pauzën e dhënë për mbledhjen për pyetje të deputetëve, Kuvendi vazhdoi me punë për mbledhjen e 64-t, në të cilën njëzëri e miratoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, me procedurë të shkurtër, i parashtruar nga deputetët Bojan Stojanoski, Dragan Kovaçki dhe Pavle Arsoski.
Pas shterimit të rendit të ditës të kësaj seance, deputetët vazhduan punën pas seancës së re të 65-të, në të cilën u miratua Vendimi për ndryshimin e Vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "23 Tetori", dhe për ndryshimin e Vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "11 Tetori", si dhe Vendimin për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të parashtruar nga deputeti Gjorgija Sajkoski.
Pas votimit të rendit të ditës të seancës, deputeti Rijad Shaqiri nga Koalicioni VLEN informoi se në data-bazë nuk mund të shohin se kush është propozues dhe kërkoi që të dorëzohet materiali për Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori”. Për këtë kryetari i Kuvendit Gashi njoftoi se materialet tashmë në mënyrë elektronike janë dorëzuar te të gjithë deputetët. Ky vendim ishte marrë me 67 vota “për”, pas asnjë votë kundër dhe pa të përmbajtur.

Gashi e ndërpreu mbledhjen, ndërsa për vazhdimin e saj tha se deputetët do të njoftohen përsëri.
Kuvendi do të vazhdojë me pyetjet e deputetëve pas pauzës së rregullt një orëshe. fc/
Foto: Printskrin