• e premte, 05 dhjetor 2025

Kuvendi miratoi disa zgjidhje ligjore përmes procedurës së shkurtuar

Kuvendi miratoi disa zgjidhje ligjore përmes procedurës së shkurtuar

Shkup, 10 korrik 2025 (MIA) - Në vazhdim të seancës së 59-të, Kuvendi sot miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Themelimin e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni të Maqedonisë me procedurë të shkurtuar. 

Në seancë u votuan me procedurë të shkurtuar edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për veprimtari shkencore dhe kërkimore, për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore dhe për aviacion, me procedurë të shkurtuar. 

Deputetët me procedurë të shkurtur i miratuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për automjete dhe për sigurim shëndetësor. 

Paraprakisht Kuvendi miratoi vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. U pranua edhe propozimi për zgjedhjen e një anëtari të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve nga komuniteti rom, si dhe u miratuan ligje për punonjësit në sektorin publik, nëpunësit administrativë dhe për zhvillimin profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativë.

 Janë pranuar edhe në lexim të dytë u dhanë propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e lëigjeve për veprimtari turistike, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe për bibliotekat, si dhe ndryshimet në Ligjin për Çmimet Shtetërore. Deputetët nuk e pranuan propozim ligjin për plotësimin e Kodit Penal.

 Kuvendi i miratoi raportet për zbatimin e Programit Vjetor të Punës dhe Zhvillimit të Agjencisë së Aviacionit Civil, raportet vjetore për punën  e Agjencisë për Supervizion të Sigurimeve dhe Agjencisë për Supervizion së Sigurimeve për Gjendjen dhe Lëvizjet e Tregut të Sigurimeve, të gjitha për vitin 2024. Këto ishin pikat e fundit për debat, të cilat shteruan rendin e ditës të seancës së 59-të.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR