Kuvendi me 78 vota "për" miratoi Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve
- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me 78 vota "për" miratoi Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, kumtoi Ministria e Drejtësisë.
- Post By Besnik Shuki
- 16:44, 28 mars, 2024
Shkup, 28 mars 2024 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me 78 vota "për" miratoi Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, kumtoi Ministria e Drejtësisë.
Ligji, thuhet në kumtesë, ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të sigurisë në institucionet ndëshkuese-korrektuese, krijimin e një mjedisi sigurie më të sigurt si në burgje, ashtu edhe siguri të përgjithshme në shtet, kryesisht nëpërmjet vendosjes së një baze ligjore dhe krijimit të njësive të inteligjencës së burgjeve dhe njësitë e ndërhyrjes, vendosjen e sistemit të video vëzhgimit dhe përdorimi i kamerave trupore në institucione, reduktimi i korrupsionit në institucionet ndëshkuese-korrektuese, zgjidhja e problemit të mbipopullimit, rregullimi dhe avancimi i të drejtave të marrëdhënies së punës të të gjitha kategorive të punonjësve në INK dhe SHNK.
"Krahas rritjes së sigurisë së institucioneve, avancimit të të drejtave të të dënuarve dhe fëmijëve, ky Propozim Ligj synon edhe përmirësimin e statusit të të punësuarve në sistemin penitenciar. Ka disa arsye për miratimin e Propozim Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, si për shembull, ndryshimi i një pjese të madhe të legjislacionit penal në vend, e me këtë edhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksionet, si hallkë e rëndësishme në legjislacionin penal dhe sistemin e drejtësisë penale në tërësi, më pas ndryshimi i strukturës së burgjeve në Maqedoni dhe në një pjesë të madhe shfaqja e një numri në rritje të personave të dënuar të radikalizuar, nevoja për të shtrënguar mënyrën se si personat e dënuar pas dorëzimit të akteve të referimit kishin mundësinë e ndryshimit të adresës së vendbanimit dhe me këtë zgjidhjen e ashtuquajtur të institucionit ndëshkues-korrektues në të cilin do të vuanin dënimin dhe kushtet në të", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë. bsh/