• e diel, 22 dhjetor 2024

Kuvendi mbajti vazhdimin e dy seancave plenare

Kuvendi mbajti vazhdimin e dy seancave plenare

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Kuvendi sot mbajti vazhdimin e seancës plenare të 135-të dhe të 138-të, në të cilat përfundoi diskutimi i përgjithshëm për disa pika, përfshirë këtu edhe Propozimin për vendim për dhënien e pëlqimit të Programit Vjetor për punë dhe zhvillim i Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2024 dhe Propozimin për vendim për Miratimin e programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2024.

Lidhur me propozimin e vendimit për miratimin e Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2024, deputetja nga VMRO-DPMNE, Olga Lozanoska theksoi se kompania ka qenë në humbje vitet e fundit.

"Edhe në këtë resor jemi në fund së bashku me Kosovën dhe Shqipërinë, në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të disa bojkotimeve të punëtorëve. Hekurudha është mjet i rëndësishëm transporti që qytetarët e kanë shfrytëzuar me dekada, ndërsa ju për shtatë vjet nuk keni arritur të ndërtoni asnjë metër infrastrukturë hekurudhore. Numri i udhëtarëve është trefishuar, gjendja me hekurudhat e RMV-së përkeqësohet çdo ditë, kompania është një nga humbësit më të mëdhenj. E gjithë kjo është rezultat i mosfunksionimit të LSDM-së, sepse me krim dhe korrupsion nuk ka investime në infrastrukturën hekurudhore dhe transportin", theksoi Lozanoska.

Në seancë gjithashtu, u shqyrtuarn dhe u lëshuan në votim të mëtejshëm edhe Propozim-vendimi për miratimin e Programit vjetor për punë të Agjencisë për posta për vitin 2024 si dhe Planin Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2024.

Për Ligjet për të cilat ka përfunduar diskutimi i përgjithshëm do të votohen shtesë. ls/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR