Kuvendi i miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe plotësimet në Ligjin për ndërtimin e autostradës Kërçovë - Ohër
- Kuvendi sot në kuadër të seancës së 150-të e miratoi Ligjin për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Miladinovci - Shtip dhe aksin rrugor Kërçovë - Ohër.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:17, 1 prill, 2024

Shkup, 1 prill 2024 (MIA) - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 150-të e miratoi Ligjin për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Miladinovci - Shtip dhe aksin rrugor Kërçovë - Ohër.
Deputetët i dhanë "dritë të gjelbër" edhe Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Buxhete, si dhe të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor.
Të gjitha ligjet janë miratuar pa debat dhe me procedurë të shkurtuar.
Foto: MIA