• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvendi e shënoi Ditën ndërkombëtare të demokracisë

Kuvendi e shënoi Ditën ndërkombëtare të demokracisë

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Në Kuvend sot në prani të fëmijëve dhe të rinjve nga shkollat fillore dhe të mesme, u shënua Dita ndërkombëtare e demokracisë, ku fjalime të tyre mbajtën kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ambasadorja e Zvicrës në Shkup, Veronika Hulman, si dhe përfaqësauesi i Institutit demokratik kombëtar (NDI) Robert Skot Hejzlet.

Gashi në fjalimin e tij para të pranishmive porositi se demokracia duhet vazhdimisht të sendërtohet, pasi, siç tha, kjo është bazë për mbajtjen e të rinjve në vend.

"Ne jemi këtu për të dërguar porosi për të mbështetur diversitetin, për të promovuar gjithëpërfshirjen dhe drejtësinë në shoqëri dhe mbi të gjitha për të respektuar çdo individ, sepse ky është thelbi i demokracisë, si vlerë thelbësore e botës bashkëkohore. Krijimi i kushteve për integrim në shoqëri për çdo individ, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia, feja, pozita shoqërore apo përkatësia politike. Kjo është baza për mbajtjen e të rinjve në vendin tonë, sepse demokracia nuk është vetëm sa për të qenë, por duhet të mbindërtohet vazhdimisht", tha Gashi.

Hulman tha se Zvicra ka mbështetur vitet e fundit Kuvendin për funksionim më të mirë të tij, për t'u bërë më transparent dhe më i pavarur, si dhe për të përforcuar rolin e tij mbikëqyrës. Ajo u dërgoi një porosi partive politike dhe institucioneve shtetërore që të hapin më shumë hapësirë ​​që të rinjtë të marrin pjesë dhe të ndikojnë në procesin e marrjes së vendimeve.

"Mbështetja jonë e ndihmoi Kuvendin të krijojë buxhet të pavarur, të miratojë plan strategjik, të përforcojë aftësitë dhe profesionalitetin e kuadrit, në digjitalizimin dhe përforcimin e transparencës, kultivimin e marrëdhënieve me qytetarët dhe shoqërinë civile. Aktivitetet tona mbështetën gjithashtu dialogun ndërpartiak për të ndërtuar konsensus politik për reformat në dobi të qytetarëve. Dua të theksoj se mbrojtja e demokracisë mund të jetë e suksesshme nëse gjenerata e re përfshihet dhe mbron të drejtat e veta përmes aktiviteteve politike apo qytetare. I inkurajoj partitë politike dhe institucionet shtetërore që të hapin më shumë hapësirë ​​për të rinjtë për të marrë pjesë dhe të ndikojnë në procesin e marrjes së vendimeve", tha Hulman.

Përfaqësuesi i Institutit demokratik kombëtar Robert Skot Hejzlet, megjithatë, të rinjve u porositi se janë pjesë e sistemit, edhe pse, siç tha, nuk mund ta realizojnë votën e tyre.

"Idetë e juaja, ëndërrat e juaja dhe brengat e juaja janë të rëndësishme. Kur e ndani atë që e mendoni me tjerë - në shkolla, në shtëpi apo me miqtë - jo zbatoni demokraci. Dhe një ditë do të rriteni dhe do të keni mundësi të votoni dhe të merrni vendime edhe më të mëdha për vendin e juaj", tha Hejzlet. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR