• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvendi e miratoi Rregulloren e re për punë, do të zbatohet nga përbërja e ardhshme parlamentare

Kuvendi e miratoi Rregulloren e re për punë, do të zbatohet nga përbërja e ardhshme parlamentare

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Kuvendi në kuadër të mbledhjes së 131-të sonte me 83 vota "për" dhe dy "kundër" e miratoi Rregulloren e re për punë të Parlamentit, e cila do të zbatohet nga mandati i ardhshëm i Kuvendit. Rregullorja e re është rezultat i bisedimeve disavjeçare mes deputetëve nga kjo përbërje parlamemntare dhe asaj të kaluar në kuadër të procesit "Zhan Mone". 

Për Rregulloren e re votuan deputetët e shumicës parlamentare të kryesuar nga LSDM, deputetët e BDI-së, të VMRO-DPMNE-së, të ASH-së dhe të gjithë të tjerëve, përveç dy deputetëve nga E majta.

Seanca e sotme ishte ndërprerë tri herë, ndërsa deputetët nga E majta kërkonin që ajo të ndërpritet dhe shkaktuan incident duke hedhur fletët e amandamenteve të tyre, ndërsa deputeti Borisllav Kërmov ka thyer një pjesë të inventarit nga tryeza kryesuese - kompjuter, telefon dhe të ngjashme. Deputetët nga E majta kishin parashtruar mbi 2.000 amandamente, ndërsa kryetari i Kuvendit dhe propozuesi i Rregullores tha se janë të pranueshme vetëm 12 përderisa për të tjerat tha se janë pabazë. 

Incident të cilin e shkaktuan deputetët nga E majta ka ndodhur në vazhdimin e parë të seancës, ndërsa pakënaqësia dhe kundërshtimi për vendimet e Xhaferit dhe Kuvendit vazhdoi edhe në debatet e tjera. 

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi për shkak të dëmit që u shkaktua gjatë incidentit të sotëm tha se vazhdimi i ardhshëm i seancës së 131-të do të mbahet në sallën me Kupolë, si dhe të gjitha të tjerat deri në sanimin e dëmit. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR