Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e gjykatëses kushtetuese Dabvoviq-Anastasovska, VMRO-DPMNE me kërkesë për marrëveshje për një komision hetimor për tragjeditë
- Kuvendi sot në kuadër të seancës së 72-të e konstatoi dorëheqjen e gjykatëses kushtetuese Jadranka Daboviq-Anastasovska përfundimisht me 31 dhjetor të këtij vit. Gjykatësja kushtetuese nuk e elaboroi dorëheqjen e saj para deputetëve, ndërsa siç informuan nga Gjykata Kushtetuese, e parashtroi për shkaqe shëndetësore dhe personale.
Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 72-të e konstatoi dorëheqjen e gjykatëses kushtetuese Jadranka Daboviq-Anastasovska përfundimisht me 31 dhjetor të këtij vit. Gjykatësja kushtetuese nuk e elaboroi dorëheqjen e saj para deputetëve, ndërsa siç informuan nga Gjykata Kushtetuese, e parashtroi për shkaqe shëndetësore dhe personale.
Në fillim të seancës deputeti dhe zëvendës-koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Bpjan Stojanovski kërkoi nga kolegët deputetë të opozitës që të arrihet marrërveshje që të ketë një komision anketues për aksidentin në Koçan, por edhe për rastte e Spitalit modular, Durmo turs dhe Llaskarcë.
"Në apelin e parë, dua t'u bëj thirrje të gjitha grupeve parlamentare që ta mbështesin iniciativën, të nënshkruar nga mbi 75 deputetë, për të mbajtur një komision hetimor për të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur në Republikën e Maqedonisë, sepse besoj se kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse Parlamenti si organ ka detyrë dhe detyrim ndaj qytetarëve të japë përgjigje për të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur, veçanërisht sepse shumica e popullsisë praktikisht ende kërkon përgjigje ose beson se përgjigjet që janë dhënë për disa tragjedi që kanë ndodhur më parë nuk i përfshijnë të gjithë fajtorët të cilët duhet të nxirren para drejtësisë", tha Stojanoski.
Konsideroj se duhet të jemi koshientë, shtoi deputeti VMRO-DPMNE-së sepse për një nga ato tragjeditë zhvillohet proces gjyqësor dhe kjo praktikisht do të thotë se ne si ogan, si deputetë, duhet të kemi kujdes edhe në dinjitetin tonë dhe konform kësaj t'i përfshijmë të gjiha ato tragjedi që ndodhin që t'u japim qytetarëve atë që kërkojnë, e kjo është drejtësi dhe përgjigje përfundimtare e pyetjes se kush është fajtor për atë që po ndodh në mënyrë të përsëritur në vendin tonë.

Gjithashtu, Stoijanovski kërkoi që të ndërrohet termi i seancës së Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të drejtave të qyetarëve, kryetar i së cilës është Dimitar Apasiev dhe në të cilën në rend dite është parashtresa e prindërve dhe familjarëve të të vdekurve në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan.
Seanca është caktuar për më 9 dhjetor, kur fillon seanca plenare, në të cilën në rend dite është Propozim-buxheti për vitin 2026.
Stojanovski elaboroi se në seancën e Komisionit të përhershëm anketues në atë rast mund të marrin pjesë më shumë deputetë, por edhe kryeministri personalisht.
Koordinatori i grupit parlamentar të Së Majtës, Borisllav Kërmov, nuk iu përgjigj kërkesës së Stojanoskit, por reagoi ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, pse lejoi zëvendëskoordinatorin, Stojanoski, të fliste në takim dhe jo koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Micevski.
Deputetët e partisë në pushtet kërkuan që VMRO-DPMNE të thirret me emrin e plotë të partisë.

Deputeti Dimitar Apasiev, kryetar i Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të drejtave të qyetarëve, tha se menjëherë pasi që ka mbërritur tek ai parashtresa për rastin e Koçanit e ka dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit, Gashi dhe me këtë rast shtroi të dhëna se në përbërjen e kaluar informacione të këtilla të opozitës kanë qenë në afat të shkurtër në rendi dite të Kuvendit.
"Pse për informacionin tim, ja muaji i pestë, as nuk është përcjellë deri te deputetët, as opinioni publik e di, as nuk është në E-Parlament, as nuk më është kthyer për përpunim.... tha Apasiev dhe pyeti nëse do të veprohet rreth këtij informacioni që e ka dorëzuar si propozues u autorizuar.
Kryetari i Kuvendit tha se kur është dorëzuar informacioni tek ai veçmë kanë qenë të shpallura zgjedhjet lokale. "Askush asgjë nuk fsheh. Çdo informacion siç duhet konform Rregullores do të shqyrtohet, dhe gjithashtu ju lutem kur i drejtohemi partive politike t'u drejtohemi me emrin e tyre zyrtar", tha Gashi.
Kuvendi nuk e aprovoi kërkesën e Të Majtës që me procesurë të shpejtë të miratohen ndryshime në Kodin zgjedhor. Deputeti Amar Mercinoviq kërkoi që të miratohen këto ndryshime që të tejkalohet problemi me pamundësinë për reklamim të një partie politike.
Në seancë u theksua se tashmë disa javë zhvillohen bisedime për një grup punues për Kod të ri zgjedhor dhe se ky propozim i Të Majtës është pa kuptim, sepse në tekst theksohet se është për zgjedhjem të cilat tashmë kanë përfunduar.
Në rend dite të seancës me proicedurë të shkurtuar do të gjenden edhe ndryshimet e ligjeve për ndërtim dhe për mbështetje financiare të investimeve, ndërsa për atë se sa pika do të ketë rendi i ditës në senacën e 72-të do të dihet pas pushimit prej një ore, të cilën e kërkoi BDI-ja.
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zeqiri Shaqiri elaboroi se me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërtim rregullohet në mënyrë të detajuar procedura për ndërtimin e ndërtesave banesore dhe komerciale dhe ndërtesave për banim kolektiv, të cilat do të ndërtoheshin në lokalitete, pra në zona ku ekziston mundësia teknike për t'u lidhur me një sistem shpërndarjeje të nxehtësisë, ndërsa ato duhet të projektohen dhe ndërtohen me të gjithë instalimin mekanik ose teknik për përçimin e energjisë së nxehtësisë përmes ngrohjes me avull. Procedura për ndërtimin e objekteve të energjisë elektrike është gjithashtu e harmonizuar në përputhje me Ligjin e ri për energjetikë, ndërsa është shtuar një paragraf i ri (6), i cili shërben për të specifikuar më tej procedurën për lëshimin e lejes për ndërtimin e ndërtesave banesore dhe komerciale dhe ndërtesave për banim kolektiv.
Me ndryshimet në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, me procedurë të shkurtuar intervenohet në nenin 28 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve dhe shtyhet afati për paraqitjen e kërkesës për pagesën e mbështetjes financiare në vitin 2025.
Për rendin e ditës të propozuar në seancës janë disa pika, përfshirë edhe votimin për kryetar të ri të KSHPK-së. mb/
Foto: printksrin