Kuvendi do ta mbajë seancën e 22-të
- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të duhet të fillojë seancën e 22-të, në rend dite të së cilës është Propozimi për shpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve, Propozimi buxheti i plotësuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, si dhe Propozim- ligji për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 në procedurë të shkurtuar.
- Post By Fami Bajrami
- 08:19, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të duhet të fillojë seancën e 22-të, në rend dite të së cilës është Propozimi për shpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve, Propozimi buxheti i plotësuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, si dhe Propozim- ligji për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 në procedurë të shkurtuar.
Në rend dite janë edhe vendimi për shpalljen e thirrjes publike për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit, propozim vendimi për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për themelimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të RMV-së për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupet parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të tjera.
Siç informon Pres shërbimi parlamentar, në këtë seancë është propozuar edhe vendimi për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryesuesit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe Propozim vendimi për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Komisionin parlamentar për stabilizim dhe asociim.
Në rend dite janë edhe Propozimi për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve në lexim të parë.
Foto: arkivi i MIA-s