• e enjte, 30 janar 2025

Kuvendi do të mbajë dy seanca plenare

Kuvendi do të mbajë dy seanca plenare

 Shkup, 29 janar 2025 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë dy seanca plenare.

Në kuadër të seancës së 33-të, deputetët do të debatojnë rreth Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese, me procedurë të shkurtuar. 

 Në rendin e ditës të seancës së 27-të është vetëm një pikë - Propozimi i ligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Instrumentin ndërmjet Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përfaqësuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për  Marrëveshjet e veçanta për zbatimin e mbështetjes nga Unioni për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR