Kushovski për MIA-n: Institucionet duhet të na vijnë në ndihmë për vetëqëndrueshmërinë e NQP-së, si dhe për rinovimin e parkut vozitës
- Për të arritur vetëqëndrueshmërinë, institucionet duhet të na vijnë në ndihmë për rinovimin e parkut vozitës, ndërsa me përgjegjësi mund t'i kryejmë obligimet tona në mënyrë të vazhdueshme, thotë drejtori i Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP) Dragi Kushovski në një intervistë për MIA.
- Post By Sara Ademi
- 12:01, 16 gusht, 2024
Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Për të arritur vetëqëndrueshmërinë, institucionet duhet të na vijnë në ndihmë për rinovimin e parkut vozitës, ndërsa me përgjegjësi mund t'i kryejmë obligimet tona në mënyrë të vazhdueshme, thotë drejtori i Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP) Dragi Kushovski në një intervistë për MIA.
Kushovski shton se NQP ka obligime, por edhe kërkesa të veta nga institucionet dhe kompanitë private, të cilat duhet të paguhen rregullisht për të funksionuar ndërmarrja.
"NQP ka detyrime, por ka edhe kërkesa nga institucionet dhe kompanitë private, këtu duhet të mblidhen kërkesat tona, të fillojë të paguhet rregullisht që të funksionojmë vetë. Një pjesë e madhe në servisimin e obligimeve tona janë të ardhurat nga vetë kompania, të cilat duhet t'i rrisim dhe po punojmë që t'i rrisim", tha Kushovski.
Ai u bëri apel qytetarëve që të paguajnë biletën kur përdorin transportin publik, ndërsa ata që tashmë kanë duhet t'i verifikojnë biletat.
"I bëj thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen se duhet të paguajnë biletat në autobus gjatë vozitjes dhe të vërtetojnë ata që kanë bileta, qofshin falas apo të paguar për të bërë validime dhe ata që nuk kanë për të blerë biletë", ka thënë Kushovski.
Intervista me drejtorin e NQP-së, Dragi Kushovski, do të publikohet nesër e plotë me video-material. sa/
Foto: MIA