• e shtunë, 03 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kush ishte Papa Françesku?

Kush ishte Papa Françesku?

Romë, 21 prill 2025 (MIA) - 

Emri i lindjes së Papa Françeskut, i cili vdiq sot në mëngjes, ishte Jorge Mario Bergolio. Ai lindi më 17 dhjetor të vitit 1936 në Buenos Aires, Argjentinë, nga një punëtor hekurudhor emigrant italian dhe ishte një nga pesë fëmijët në familje - tre djem dhe dy vajza. Familja e tij vjen nga Piemonte, në  afërsi të Astit në Italinë veriore. Horhe Mario Bergolio u diplomua në kimi, e pastaj zgjodhi rrugën e adhurimit dhe hyri në seminarin dioqezan në Villa Devoto. Më 11 mars të vitit 1958. Ai u bashkua me Shoqërinë e Jezusit (urdhri jezuit). Si i ri, kur ka pasur 21 vjeç, iu nënshtrua operacionit dhe iu hoq një pjesë e madhe e mushkërisë, e cila u prek nga infeksioni.

Ai u diplomua në shkencat humane në Kili dhe në vitin 1963. Ai u kthye në Argjentinë, ku u diplomua në filozofi nga Kolegji i Shën Jozefit në San Miguel. Nga viti 1964 deri në vitin 1965 ai dha letërsi dhe psikologji në Kolegjin  Immaculate Conception në Santa Fe, ndërsa në vitin 1966 është mësimdhënës në lëndët e njëjta në Kolegjin "Shpëtimtari i shenjtë" në Buenos Aires. Nga viti 1967 deri në vitin 1970 ai studioi teologji dhe mori diplomë nga kolegji Shën Xhozefit.

Në vitin 1969 u shugurua prift. Në vitin 1970 ai mbajti poste të ndryshme në rendin jezuit të Argjentinës. Në periudhën 1980-1986 ka qenë rektor i Fakultetit të Filozofisë dhe Teologjisë në Kolegjin San Hoze në San Migel. Pas kësaj, ai jetoi në Spanjë dhe Gjermani për një kohë. Pas doktoraturës, ai u kthye në Argjentinë dhe shërbeu në Kryedioqezën e Kordobës. Në vitin 1992, ai u emërua peshkop ndihmës i Buenos Airesit dhe u shugurua peshkop. Në qershor 1997 ai u bë bashkëpunëtor (peshkop me të drejtën për të pasuar dioqezë) i Kryepeshkopit të Buenos Airesit, e nga shkurti i vitit 1998 ai u bë kryepeshkopi i Buenos Airesit - jezuiti i parë që mbajti pozicion kaq të lartë dhe peshkop i katolikëve të Ritit lindor në Argjentinë. "Tufa ime janë njerëz të varfër dhe unë jam një prej tyre", tha Papa Françesku i ardhshëm më shumë se një herë për të shpjeguar vendimin e tij për të jetuar në një apartament të thjeshtë dhe për të përgatitur vetë darkën. Ai gjithmonë i këshillonte priftërinjtë e tij të tregonin mëshirë dhe guxim apostolik dhe t'i mbanin dyert e tyre të hapura për të gjithë.

Në shkurt të vitit 2001, ai u bë Kardinal nga Papa Gjon Pali II me titullin Kardinal-Prift i Kishës së San Roberto Bellarmino. Ai ishte anëtar i Kongregatës për Priftërinë, Kongregatës për Adhurimin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, Kongregatës për Institutet për Jetën e Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike, si dhe anëtar i Komisionit për Amerikën Latine dhe Këshillit Papnor për Familjen. Nga viti 2005 deri në vitin 2011, ai ishte kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike në Argjentinë. Fliste rrjedhshëm italisht dhe gjermanisht.

Më 13 mars të vitit 2013. Kardinali 76-vjeçar argjentinas Jorge Mario Bergolio, Kryepeshkop i Buenos Airesit, u zgjodh papa i 266-të, duke zgjedhur emrin Françesk si emrin e tij papal. Ai është papa i parë nga kontinenti amerikan, anëtari i parë i urdhërit jezuit të Fronit të Shën Pjetrit dhe papa i parë me emrin e Shën Françeskut nga Asizi.

"Unë jam mëkatar i madh, por besoj në faljen dhe durimin e Zotit dhe në vuajtje pranoj [të bëhem papë]," tha Kryepeshkopi i Buenos Aires Jorge Mario Bergoglio, kur u pyet nga kardinalët në konklavë nëse pranon të jetë papa i ardhshëm. Në konferencën e tij të parë për media, ai sqaroi gjithashtu pse zgjodhi të merrte emrin Françesk, duke kujtuar shembullin e Shën Françeskut të Asizit, i cili u bë simbol i paqes, arritjes dhe shërbimit ndaj të varfërve.

Më 17 mars  të vitit 2013. Papa Françesku bën daljen e tij të parë në ballkonin e apartamentit të tij të ardhshëm të Vatikanit për të thënë Lutjen e tij të parë tradicionale të së Dielës së Engjëllit përpara një turme prej 150.000 njerëzish në Sheshin e Shën Pjetrit.  Në të, ai përcakton tre drejtimet kryesore të shërbimit të tij – të jetë në solidaritet me të varfërit, të punojë për paqen dhe të mbrojë krijesën e Perëndisë, i cili përveç njerëzve përfshin të gjitha qeniet e gjalla dhe të gjithë natyrën.

Papa Françesku u kurorëzua zyrtarisht më 19 mars të vitit 2013, në ditën e Shën Jozefit, shenjtorit mbrojtës të Kishës Katolike, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Në liturgjinë në Sheshin e Shën Pjetrit marrin pjesë qindra mijëra kore, përfaqësues të 33 kishave të krishtera dhe 132 qeveri dhe organizata ndërkombëtare. Gjatë ceremonisë, Françesku mori dy atribute papale: një pallium (një fjongo e bardhë leshi mbi të cilën janë qëndisur gjashtë kryqe) dhe një "unazë peshkimi", që është bërë për secilin papë. Më 7 prill të vitit 2013, me liturgjinë, e cila shërbehet në bazilikën papnore të Shën Gjon Lateranit, Papa Françesku mori zyrtarisht rolin tjetër - peshkopin e Romës.

Stili i Papa Françeskut u dallua nga modestia e tij - ai nuk jetonte në dhomat e mëdha papnore në Pallatin Apostolik, por në një suitë modeste në ndërtesën e mysafirëve të Vatikanit. Përveç kësaj, ai preferoi të lëvizte me "Ford Fokus" në vend të Mercedesit tradicional për paraardhësit e tij. Ai ishte një tifoz i zjarrtë i ekipit argjentinas të futbollit “San Lorenco”, një nga klubet më të mëdha dhe më të njohura në vend, dhe dihet se për shumë vite ai përdori transportin publik në Buenos Aires, kur ishte kryepeshkop atje.

Gjatë viteve, Papa Françesku ka ndërmarrë në mënyrë të përsëritur iniciativa bamirësie për të pastrehët, refugjatët, të varfërit dhe të burgosurit. Me iniciativën e tij, u ndërtuan kabina dushi për të pastrehët pranë Sheshit të Shën Pjetrit. Ai vizitoi në mënyrë të përsëritur burgjet dhe lau këmbët e të burgosurve në ceremoninë tradicionale të enjten e mirë para Pashkëve, sepse ai theksoi në mënyrë të përsëritur se misioni i krishterimit është të ndihmojë të pambrojturit dhe të margjinalizuarit. 

Foto: ANSA

QËNDRONI TË LIDHUR