• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Jam i gatshëm për zgjedhje të reja, por nuk jap dorëheqje

Kurti: Jam i gatshëm për zgjedhje të reja, por nuk  jap dorëheqje

Prishtinë, 22 mars 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se është i gatshëm për zgjedhje të reja, por shtoi se nuk do të japë dorëheqje, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në konferencën e sotme për media me rastin e trevjetorit të qeverisë së tij, Kurti tha se është i gatshëm të pajtohet me opozitën për shpërndarjen e Kuvendit, por jo për shembjen e Qeverisë.

"Lidhur me kërkesën e opozitës, do të them edhe një herë, nesër në orën 11:00 bëhen tre vjet që kam marrë detyrën. Jemi duke hyrë në vitin e fundit. Sonte në ora 20:00 bëhen tre vjet që më kanë votuar mua dhe ministrat e mi, ndërsa lexova emrat e të gjithëve para se 67 deputetë të ngrinin duart dhe të thoshin po", tha Kurti.

Ai tha se mund të caktojë një datë tjetër për zgjedhjet parlamentare nga ajo e rregullta, pasi siç tha ai, kur ato duhet të mbahen në mandatin e rregullt, dimrin e ardhshëm, “mund të mos jenë të përshtatshme kushtet atmosferike”.

"Duam të vazhdojmë të qeverisim, por e kuptojmë që këto janë 12 muajt e fundit. Pas 12 muajsh, dimri i ardhshëm, kushtet e motit mund të mos jenë të përshtatshme. Koha e zgjedhjeve të mëparshme nuk ishte as e keqe e as e mirë. Nëse duam që zgjedhjet të mos mbahen në dimër, mund t'i përcaktojmë datat së bashku me opozitën. Por unë nuk mund të jap dorëheqje", tha Kurti. sa/

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR