• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: I plotësuam të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese

Kurti: I plotësuam të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese

Prishtinë, 2 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot deklaroi se Kosova i plotëson të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian për heqjen e masave kufizuese, që i janë vendosur dhe se ato duhet të hiqen.

"Masat që janë në fuqi kundër Kosovës janë në kundërshtim me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE. Vazhdojmë me përpjekjet tona për të hapur më shumë mundësi në kuadër të dialogut të reformave në BE. Në këtë kontekst, ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese dhe ato duhet të hiqen", tha Kurti në mbledhjen e Këshillit ministror për integrim evropian të Kosovës.

Ai shprehu bindje se Kosova është e gatshme të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe të hapë negociatat dhe shumë kapituj drejt anëtarësimit.

Në takimin e Këshillit ministror për Integrimin evropian është diskutuar për planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, si dhe reformat kryesore të Programit kombëtar për Integrim evropian nga viti 2024 deri në vitin 2028, njoftoi Beta. rq/bsh/

Foto: EPA 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR