Kurt për MIA-n: Presim rritje të numrit të udhëtarëve
- Është paralajmëruar një numër i madh i linjave të reja ajrore, shumë prej tyre do të fluturojnë drejt destinacioneve të reja dhe që nga mesi i këtij viti presim rritje të numrit të udhëtarëve, thotë drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt në një video intervistë për MIA-n.
- Post By Lindita Sulejmani
- 10:54, 6 mars, 2025

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) - Është paralajmëruar një numër i madh i linjave të reja ajrore, shumë prej tyre do të fluturojnë drejt destinacioneve të reja dhe që nga mesi i këtij viti presim rritje të numrit të udhëtarëve, thotë drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt në një video intervistë për MIA-n.
Ai informoi se punimet e parapara për modernizimin e “Shën. Apostulli Pal” në Ohër. Trafiku ajror nuk do të ndalet gjatë aktiviteteve të planifikuara. Modernizimi i aeroportit është një detyrim i TAV-it, në përputhje me Marrëveshjen e Koncesionit të Aeroportit. Planet janë që të rritet kapaciteti i terminalit të pasagjerëve dhe të ofrohet komoditet për pasagjerët që udhëtojnë nëpër aeroport.
Nëse shikojmë pritshmëritë për zhvillimin e trafikut ajror në Aeroportin e Ohrit, thekson Kurt, kjo është koha e duhur për këto aktivitete dhe është gjithashtu një mundësi e mirë për të gjithë ne.
“Procesi tashmë ka filluar, që do të thotë se presim që të fillojmë në mënyrë aktive brenda një muaji nga tani, sepse sigurisht që paraprakisht është dashur të finalizojmë disa çështje administrative për projektin. Nuk është aspak e lehtë të zgjedhësh diçka për të bërë, sepse aeroportet janë shumë specifike dhe mënyra se si duhen bërë gjërat. Me fillimin e punimeve, pra rikonstruksionit, nuk do të ketë ndërprerje në funksionimin e aeroportit. Jemi shumë këmbëngulës kur bëhet fjalë për funksionalitetin e aeroportit gjatë rikonstruksionit, duam që të mos pengohet asnjë punë. Vetëm se do të punojmë në segmente. Do të sigurohemi që asnjë funksion të mos ndërpritet, domethënë do të fillojmë me njërën anë dhe më pas do të kalojmë në tjetrën. Ashtu siç bëmë kur e zbatuam projektin për rindërtimin e pistës në Aeroportin e Shkupit para disa vitesh, kur aeroporti nuk ishte i mbyllur, ne thjesht e zhvendosëm kohën e ngritjes dhe uljes së disa fluturimeve”, thotë Kurt.
Siç është paralajmëruar, do të investojnë 2,7 milionë euro në zhvillimin dhe rehabilitimin e Aeroportit të Ohrit, në terminalin e pasagjerëve.
“Plani është që me kushtet aktuale që kemi, të shohim se çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar kapacitetin e terminalit të pasagjerëve, në mënyrë që të sigurohet komoditeti i pasagjerëve që do të udhëtojnë nga ky aeroport. Ne po rrisim kapacitetin e brendshëm, do të heqim disa zyra nga pjesa e brendshme për ta bërë atë tërësisht të fokusuar tek pasagjerët dhe do të ndërtojmë një objekt të jashtëm ku do të kemi hapësirë të mjaftueshme për zyra, një kuzhinë dhe një hapësirë që do të përdoret kryesisht nga punonjësit tanë dhe natyrisht nga agjencitë qeveritare si policia dhe doganat. Më e rëndësishmja, kjo do të sigurojë komoditetin e pasagjerëve që udhëtojnë nga aeroporti, megjithatë, do të sigurojë edhe komoditetin e punonjësve tanë të cilët do të kenë zyra të reja dhe hapësirë pune vetëm për ta, të cilat nuk i kanë prej kohësh. Ne duam që të jetë një proces shumë efektiv”, informoi Kurt.
Në janar ka një rënie prej 9 për qind të trafikut ajror, pasi siç thotë ai, kjo është periudha kur ka më pak trafik. Me destinacionet e reja të paralajmëruara, në mesin e vitit pritet rritje e numrit të udhëtarëve.
“Krahasuar me vitin 2024, po shënojmë një rënie të vogël të trafikut për shkak të disa ndryshimeve dhe vendimeve të marra nga kompanitë ajrore, pra problemet që kanë pasur me avionët deri më
tani. Një rënie prej 9 për qind do të thotë 221,000 pasagjerë. Megjithatë, sa i përket asaj që presim, trendi është në rritje dhe për një muaj ose dy muajt e ardhshëm presim që këto shifra të rriten. Me padurim po e presim këtë rritje, duke qenë se kemi një numër të madh të linjave të reja ajrore që janë paralajmëruar, shumë prej të cilave do të fluturojnë drejt destinacioneve të reja, që do të thotë se presim që rritja të fillojë në mesin e këtij viti”, sqaron drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Më 27 mars, Turkish Airlines do të nisë një fluturim Ohër-Stamboll katër herë në javë, gjë që, siç thotë ai, është shumë e rëndësishme. Ohri dhe Maqedonia do të lidhen me të gjitha destinacionet e Turkish Airlines, gjë që hap shumë mundësi, veçanërisht për njerëzit që jetojnë rreth Ohrit, të cilët nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë me makinë për në Shkup dhe përmes aeroportit të Ojhrit të përdorin mundësitë e Aeroportit të Stambollit.
Me qëllim të sigurimit të linjave të reja ajrore, ai ndan informacione të brendshme për një takim të planifikuar për javën e ardhshme me menaxhmentin e aeroportit të Pragës për bashkëpunim me operatorët turistikë dhe mundësinë e krijimit të linjës Shkup-Pragë.
“Mendoj se është një nismë shumë e mirë dhe një destinacion që mungon patjetër. Ne dëshirojmë që ky destinacion të krijohet sa më shpejt dhe shpresoj të jetë i suksesshëm”, thotë Kurt.
Krahas linjës së re që lidh Ohrin me Stambollin me Turkish Airlines, ai nënvizon destinacionet e reja të paralajmëruara nga Shkupi në Paris me “Izi Xhet” dhe në Barcelonë, Shtutgart dhe Lion me Wizz Air. Gjithashtu, fluturimet e “Transavia”-s që filluan të dielën në linjën Shkup-Aerodorm, linjë e cila është rinovuar pas një pauze 12-vjeçare, si dhe fluturimet çarter që filluan në mesin e muajit të kaluar në “Fribiërd Erlajns”, një linjë ajrore e angazhuar nga operatorët turistikë maqedonas dhe gjermanë në bashkëpunim me qeverinë e Maqedonisë.
Ai thekson se rritjes së numrit të pasagjerëve dhe linjave ajrore duhet t'i përgjigjet me forcimin e kapaciteteve të terminaleve të aeroportit. Çdo vit, thotë ai, shohim rritje të kapaciteteve të terminaleve. Kur mbërritëm, kishim 600,000 pasagjerë dhe tani jemi gati të arrijmë 3 milionë pasagjerë
Kurt vlerëson se TAV-i i përmbush plotësisht detyrimet e Marrëveshjes Koncesionare dhe thekson se në 14 vitet e fundit kanë investuar rreth 300 milionë euro. Koncesioni i aeroportit skadon pas shtatë vitesh, por po punojnë për prezantime për zhvillimin e ardhshëm të aeroporteve, të cilat do t'i ndajnë me Qeverinë.
“Kur them dy aeroportet, kam parasysh terminalet krejtësisht të reja në Shkup dhe Ohër, e kam fjalën për një përmirësim të plotë të aeroportit të Shkupit në përmasa gjatë 20-30 viteve të ardhshme. Ky është padyshim plani që do ta bëjmë ne ose ndoshta dikush tjetër që do ta marrë përsipër pas nesh sepse është ende një periudhë e gjatë, po flasim për 20-30 vitet e ardhshme dhe nga aspekti strategjik kjo është diçka që duhet theksuar në vitet e ardhshme”, thotë drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt.
Vijon video intervista e plotë me drejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt:
Лидија Велковска Lidija Velkovska
Foto/video: Asllan Vishko, Andrej Brankoviq