KURO: Të gjithë pacientët marrin terapi, në dispozicion ilaçet për trajtim të sëmundjeve onkologjike
- - Të gjithë pacientët po e marrin terapinë e nevojshme dhe janë në dispozicion barnat për trajtimin e sëmundjeve onkologjike, njoftoi sot pasdite Ministria e Shëndetësisë duke e transmetuar informacionin nga Klinika Universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë (KURO).
- Post By Fitore Curri
- 17:41, 30 qershor, 2025
Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Të gjithë pacientët po e marrin terapinë e nevojshme dhe janë në dispozicion barnat për trajtimin e sëmundjeve onkologjike, njoftoi sot pasdite Ministria e Shëndetësisë duke e transmetuar informacionin nga Klinika Universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë (KURO).
"Bari 'Paclitaxel' është porositur me kohë nga Klinika, por ka vonesa në distribuim dhe na është njoftuar se këto ditë do të shpërndahet në Klinikë. Për Paclitaxel-in ka zëvendësim nga e njëjta grupë barnash me efikasitet identik dhe ai është Docetaxel-i. Gjithashtu, bari Erlotinib zëvendësohet te pacientët me Gefitinib, i cili ka efikasitet të njëjtë. Tenderët janë realizuar me kohë dhe presim që këto barna të arrijnë në javën e parë të korrikut. Në ndërkohë, siguroj se për të gjitha terapitë ka zëvendësim cilësor dhe vazhdimësia në trajtim është plotësisht e garantuar", bëhet e ditur në deklaratën me shkrim të prof. dr. Igor Stojkovski, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se këtë vit është dyfishuar buxheti i kushtëzuar i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë për barna inovative. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s