• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kur të kemi nevojë për 80 vota në Parlament, do të tregohet në praktikë, thotë Mickoski

Kur të kemi nevojë për 80 vota në Parlament, do të tregohet në praktikë, thotë Mickoski

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Kur të kemi nevojë për 80 vota në Parlament, do të tregohet në pratikë, deklaroi sot kryeministri dhe kryetari i i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i pyetur për atë se cilët janë deputetët. të cilët e përkrahin shumicën në Parlament.

"Më lejoni pak t'ju korrigjoj, unë aty nuk thash se kemi 80 deputetë, por thash se ndoshta kemi edhe më shumë se 80. Ndoshta kemi. Vetëm kur të kemi nevojë për 80 deputetë, ndoshta do të kemi 80 e më shumë se 80 deputetë", deklaroi Mickoski.

I pyetur në çka e bazon këtë informatë, Mickoski tha se e bazon në bazë të informatave me të cilat disponon, duke mos zbuluar hollësira tjera.

"Mjaftë ëshët tani në këtë moment. Ta lëmë që kur të kemi nevojë për 80 vota në Parlament, të mund kjo të tregohet edhe në praktikë", tha kryeministri.

Micskoski dje në intervistë për Televizionin e Kosovës tha se shumica në pushtet ndoshta ka edhe më shumë se 80 deputetë në Kuvend. bsh/

Foto: MIA arkiv 

QËNDRONI TË LIDHUR