• e diel, 22 dhjetor 2024

Kuadro të reja në udhëheqësinë e Alternativës

Kuadro të reja në udhëheqësinë e Alternativës

 Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Në mbledhjen e sotme të kryesisë qendrore të Alternativës janë zgjedhur kuadro të reja në kryesinë e partisë.

Siç bëjnë të ditur nga atje, sekretar i përgjithshëm është emëruar Amir Elezi, për nënkryetarë Arben Labenishti, Orhan Murtezani, Safie Sadiki Shaini, Afan Elezi, ndërsa  sekretar organizativ Bashkim Murtezi.

 Bekim Sali  është emëruar sekretar për resurse njerëzore, Admirim Aliti sekretar i sekretariatit të departamentit, Fisnik Mela sekretar për politika strategjike, ndërsa Driton Sulejmani sekretar për marrëdhënie me publikun.

Ky vendim edhe njëherë dëshmon nivel të lartë të demokracisë dhe stabilitetit të brendshëm në vazhdimësi, duke iu dhënë shans dhe hapësirë kuadrove të reja për të kontribuar në hierarkinë më të lartë të partisë, theksohet në kumtesë. 

Foto: Fejsbuk 

 

QËNDRONI TË LIDHUR