• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kthehet ambasadori Sashko Todorov nga Praga, konfirmon ministri Osmani

Kthehet ambasadori Sashko Todorov nga Praga, konfirmon ministri Osmani

Shkup, 4 maj 2023 (MIA) - Ambasadori Sasho Todorovski është kthyer nga Praga për shkak të një sërë parregullsive të përcaktuara, informoi sot shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në brifingun onlajn me gazetarët.

Si arsye për revokimin e tij, Osmani potencoi se janë konstatuar parregullsi në funksionim, prezentim i rrejshëm i bashkëshortes si atashe kulturore në Pragë dhe se nuk janë respektuar instruksionet nga MPJ-ja.

"Një ambasador e kemi revokuar nga funksioni nga mesi i mandatit për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë funksio0nimit dhe ambasadori është kthyer nga mandati i tij", tha Osmani i cili potencoi se kjo ka qenë procedurë që ka zgjatur më shumë muaj.

Osmani shprehu keqardhje lidhur me reagimin e VMRO-PDMNE-së për listën e ambasadorëve poër të cilët presin miratim, duke vlerësuar këtë si skandal të rëndë diplomatik.

"E kuptoj nevojën për të mprehur retorikën politike një vit para zgjedhjeve. Megjithatë, më duhet të jap një mesazh se ka disa çështje që janë të shenjta dhe nuk mund të jenë pjesë e luftës politike ditore. Diplomacia, marrëdhëniet ndëretnike, strukturat e caktuara në shoqëri nuk duhet të jenë karta për ryshfet ndaj partive politike para zgjedhjeve. Jam munduar dhe jam përpjekur të mos e vë kurrë në funksion diplomacinë, por nuk do të lejoj që shkrimtarët e fjalimeve partiake të diskreditojnë njerëzit në bazë të informacioneve të rreme që dalin nga kanale të ndryshme dhe të dërgojnë një mesazh të keq për vendet që duhet të japin një aprovim më pas për ata diplomatë", tha Osmani.

 Ai potencoi se në këtë fazë të procesit, derisa nuk merret aprovim nga vendet, nuk mund të komentojë për ambasadorët e nominuar. me dërgimin e tyre, shtoi Osmani, do të plotësohen thuajse 100 për qind PKD tona.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR