• e shtunë, 23 nëntor 2024

KSHZ-ja për vendosjen e Jakimovskit në listën e zezë amerikane: Kushtet për zgjedhjen e presidentit janë të përfshira në Kushtetutë

KSHZ-ja për vendosjen e Jakimovskit në listën e zezë amerikane: Kushtet për zgjedhjen e presidentit janë të përfshira në Kushtetutë

 Shkup, 18 mars 2024 (MIA) -  Pasi kandidati për president të shtetit Stevço Jakimovski sot  u gjet në "listën e zezë" të SHBA-së, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve  në pyetjen  e MIA-s nëse kjo do të ndikojë në kandidaturën e tij, theksoi se kushtet për zgjedhjen e presidentit janë të përfshira në Kushtetutë.

Kandidat për President të Republikës sipas Kodit Zgjedhor mund të jetë një person i cili i përmbush kushtet për zgjedhjen e presidentit të përcaktuara me Kushtetutë, e cila ndërkaq i parasheh vetëm  kushte në vijim -   të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,  të ketë së paku 40 vjet dhe të jetë banor i shtetit për të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit. 

 "Vetëm këto kushte i parashikon Kushtetutë për president të shtetit. Kushte të tjera nuk janë paraparë me Kodin Zgjedhor dhe i referohet Kushtetutës, thonë nga KSHZ-ja për MIA-n.

Sipas nenit 7, paragrafi 1 nga Kodi Zgjedhor, kandidat për President të Republikës mund të jetë person që i përmbush  kushtet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të përcaktuara me Kushtetutë. 

 

Në Kushtetutë, zgjedhja e Presidentit të Republikës rregullohet me nenin 80, i cili thotë:

"Presidenti i Republikës zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, për një periudhë pesë vjeçare. Për President i Republikës i njëjti person mund të zgjidhet më së shumti dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë. Për President të Republikës mund të zgjidhet personi i cili në ditën e zgjedhjeve  ka mbushur të paktën 40 vjet.  Për President të Republikës nuk mund të zgjidhet personi i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit, sipas nenit 80 të Kushtetutës. 

 

Disa orë pasi kryetari aktual i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski sot e konfirmoi kandidaturën e tij për president para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur  se për shkak të përfshirjes në korrupsion të konsiderueshëm emëron disa funksionarë nga Ballkani Perëndimor në  "listë e zezë", mes të cilëve edhe Jakimovskin.

Si kandidat presidencial i GROM-it sot  në KSHZ Jakimovski i dorëzoi  11.468 nënshkrimet e mbledhura për kandidat presidencial në zgjedhjet e ardhshme. Ai falënderoi qytetarët të cilët e konfirmuan kandidaturën e tij për president dhe u bëri thirrje që në zgjedhjet presidenciale të japin mbështetjen e tyre për hyrje në raundin e dytë.  

 Për shkak të përfshirjes në korrupsion të kobsiderueshlm, Departamenti Amerikan i Shtetit sot emëroi disa funksionarë nga Ballkani Perëndimor  në "listën e zezë"  në mesin e të cilëve, përveç Jakimovskit u gjet edhe ish-kryeprokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.

Veprimet e tyre, thuhet në kumtesën e  Departamentit të Shtetit, e kanë minuar sundimin e ligjit dhe besimin e opinionit  në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR