• e martë, 24 dhjetor 2024

KSHZ: Vazhdimisht punojmë për mbrojtjen e të dhënave dhe mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike

KSHZ: Vazhdimisht punojmë për mbrojtjen e të dhënave dhe mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) vazhdimisht punon në mbrojtjen e të dhënave të votuesve dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Për këtë qëllim është miratuar Strategjia për TIK dhe është themeluar Trupi Koordinues Ndërinstitucional për TIK dhe ballafaqim me sfidat e sigurisë, njofton KSHZ për MIA-n.

"Lidhur me pyetjen tuaj për mbrojtjen e të dhënave të votuesve dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike, ju njoftojmë se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është duke punuar në vazhdimësi për këto çështje dhe për këtë qëllim ka miratuar Strategjinë e TIK-ut të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me Plan Veprimi dhe themeloi Trupin Koordinues Ndërinstitucional për TIK dhe ballafaqim me sfidat e sigurisë, i cili është në koordinim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e të dhënave dhe mbrojtjen nga sulmet e hakerëve", thekson Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Para disa ditësh përsëri pati sulme kibernetike në disa institucione dhe u hap për publikun çështja e mbrojtjes së të dhënave personale të votuesve dhe mbrojtjes së KSHZ-së nga sulmet kibernetike, duke marrë parasysh zgjedhjet e ardhshme presidenciale (28 prill) dhe parlamentare (8 maj). sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR