KSHZ: Rivotimi i të sëmurëve, personave të pafuqishëm dhe në burgje u zhvillua pa parregullsi të raportuara
- - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se rivotimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, personave që janë duke vuajtur dënimin me burg dhe i personave që janë të vendosur në qendrat e kujdesit jashtë familjar, të cilët u përkasin vendvotimeve në të cilat u anulua votimi për zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, është zhvilluar pa pengesa dhe pa parregullsi të raportuara.
- Post By Fitore Curri
- 18:53, 21 maj, 2024
Shkup, 21 maj 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se rivotimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, personave që janë duke vuajtur dënimin me burg dhe i personave që janë të vendosur në qendrat e kujdesit jashtë familjar, të cilët u përkasin vendvotimeve në të cilat u anulua votimi për zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, është zhvilluar pa pengesa dhe pa parregullsi të raportuara.
Nga KSHZ njoftojnë sot se 43 nga gjithsej 45 persona që kanë qenë të regjistruar si të sëmurë ose si të pafuqishëm kanë pasur të drejtë të votojnë në vendvotimet ku zhvillohet rivotimi në Zhelinë, Krushevë, Ohër, Dollnen dhe Strugë.
Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar të gjithë 4 personat që kanë qenë të regjistruar si të sëmurë ose si të pafuqishëm.
Në VV 1194 në Krushevë nga 20 persona të regjistruar kanë votuar 18 ndërsa në VV 1202 në Krushevë kanë votuar të gjithë 6 personat e regjistruar.
Në VV 1272 në Ohër, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar të dy personat e regjistruar në ekstraktin e veçantë të Listës Zgjedhore.
Në VV 1470 në Dollnen në të cilën kanë qenë të regjistruar 7 persona si të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe në VV 1470/1 në Dollnen ku kanë qenë të regjistruar 2 persona, të gjithë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.
Në VV 1844 Strugë, sot gjatë ditës kanë votuar të gjithë 4 personat e regjistruar së të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Nga KSHZ theksojnë se sot të gjithë 5 personat e regjistruar për të votuar në burgjet në Prilep dhe Shuto Orizarë sot kanë votuar në objektet ku janë duke qëndruar, gjithashtu të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar edhe dy votuesit e regjistruar në qendrat e kujdesit jashtë familjar në Komunën e Karposhit dhe të Manastirit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s