KSHZ: Qytetarët të verifikojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore
- Në pajtim me Kodin Zgjedhor, çdo gjashtë muaj Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve publikisht u bën thirrje qytetarëve për të verifikuar të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore dhe nëse konsiderojnë se është e nevojshme, të kërkojnë ndryshim.
- Post By Sheriban Kllokoci
- 12:57, 1 mars, 2023

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) - Në pajtim me Kodin Zgjedhor, çdo gjashtë muaj Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve publikisht u bën thirrje qytetarëve për të verifikuar të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore dhe nëse konsiderojnë se është e nevojshme, të kërkojnë ndryshim.
Duke e pasur parasysh këtë, KSHZ-ja sot e bëri thirrjen publike për verifikimin e të dhënave në Listën Zgjedhore.
Të gjithë qytetarët e interesuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët dëshirojnë të bëjnë shqyrtim në të dhënat e tyre në Listën zgjedhore, atë do të mund ta bëjnë në mënyrë elektronike në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve http: //www.sec.mk ose në adresën https ://izbirackispisok.gov.mk.
Фото: МИА архива