• e shtunë, 23 nëntor 2024

KSHZ: Në listën zgjedhore kanë shikuar 46.584 persona, afati për kontrollin e të dhënave skadon në mesnatë

KSHZ:  Në listën zgjedhore kanë shikuar 46.584 persona, afati për kontrollin e të dhënave skadon në mesnatë

Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informon që deri më datë 17.03.2024, në seksionet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, shikim në të dhënat në listën zgjedhore kanë bërë 5544 persona. 12 persona kanë parashtruar kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tyre, 23 persona kanë parashtruar kërkesë për regjistrimin e të dhënave dhe 10 persona kanë parashtruar kërkesë për shlyerjen e të dhënave në Listën Zgjedhore.

Sipas KSHZ-së, në mënyrë elektronike, deri më datën 17.03.2024, gjithsej janë kontrolluar të dhënat për 41040 qytetarë. Janë parashtruar 37 kërkesa për ndryshimin e të dhënave, 7 kërkesa për shlyerjen e të dhënave dhe 17 kërkesa për regjistrimin e të dhënave në Listën Zgjedhore.

Sa u përket kërkesave që kanë arritur për regjistrimin e votuesve në diasporë, deri në këtë moment kanë arritur gjithsej 2230 paraqitje, nga të cilat 1545 janë pranuar, 193 janë refuzuar dhe 492 janë të paproceduara.

"E cekim që këto të dhëna janë në dispozicion për publikun në ueb faqen www.dijaspora.sec.mk. Njëherit apelojmë deri tek të qytetarët se shikimi publik në Listën Zgjedhore si dhe ndryshimi, regjistrimi dhe shlyerja e të dhënave do të mund të bëhet edhe sot, 18 mars 2024, deri në orën 24:00. Përjashtim nga kjo është regjistrimi i votuesve në diasporë. Për shkak të problemeve teknike me ueb-faqen www.dijaspora.sec.mk, e cila zgjati nga 17 mars 2024, prej orës 24 deri më 18 mars 2024, në ora 9:00, regjistrimi i votuesve në diasporë vazhdohet për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, gjegjësisht deri më 19 mars 2024, ora 09:00. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR