• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHZ: Jehona deri në orën 13 është 25,48 për qind, më e madhe në krahasim me 8 maj

KSHZ: Jehona deri në orën 13 është 25,48 për qind, më e madhe në krahasim me 8 maj

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Jehona në shtatë vendvotimet ku sot rivotohet për zgjedhjet parlamentare deri në orën 13 është 25,48 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Nga gjithsej 4.514 votuesit e regjistruar kanë votuar 1150 votues. Në krahasim me votimin më 8 maj, në këtë rivotim vërehet jehonë e rritur për 3,71 për qind në këto vendvotime.

Jehonë më të madhe ka në vendvotimin në Zhelinë ku kanë votuar 325 votues, ndërsa më e vogël është dalja në Krushevë në vendvotimin 1194 ku deri në orën 13 kanë votuar 47 votues gjegjësisht 15,77 për qind.

"Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar 325 votues respektivisht 32,73 për qind. Në VV 1194 në Krushevë kanë votuar 151 votues respektivisht 32,20 për qind. Në VV 1202 në Krushevë kanë votuar 47 votues respektivisht 15,77 për qind. Në VV 1272 në Ohër kanë votuar 185 votues respektivisht 26,02 për qind. Në VV 1470 në Dollnen kanë votuar 117 votues respektivisht 17,78 për qind. Në VV 1470/1 në Dollnen, kanë votuar 100 votues respektivisht 15,82 për qind. Në VV 1844 në Strugë kanë votuar 225 votues respektivisht 29,88 për qind. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR