• e premte, 05 dhjetor 2025

KSHZ e miratoi udhëzimin për numrin e këshilltarëve në këshillave e komunave dhe Qytetit të Shkupit

KSHZ e miratoi udhëzimin për numrin e këshilltarëve në këshillave e komunave dhe Qytetit të Shkupit

Shkup, 22 gusht 2025 (MIA) - Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot pasdite e miratoi udhëzimin për numrin e këshilltarëve në këshillat e komunave dhe Qytetit të Shkupit. KSHZ vazhdoi me punë rreth pikës së katërt të mbetur nga rendi i ditës i mbledhjes së 130-të. Sot u tha se nga shërbimi juridik i KSHZ-së u mor njoftim me shkrim me mendim rreth kërkesës së anëtarit të KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Për pikën e katërt - propozim udhëzimin për plotësim të formularit të listave për anëtarë të këshillit të komunës, përkatësisht anëtrë të këshillit të Qytetit të Shkupit, "për" votuan pesë anëtarë, ndërsa një "kundër".

"Në pajtim me Kodin zgjedhor dhe Rregullores, KSHZ vendosë me shumicë votash. Konstatoj se nga anëtarët e zgjedhur të KSHZ-së - shtatë, gjashtë janë të prnaishëm në këtë mbledhje, pesë votuan 'për', një votoi 'kundër'. Sipas kësaj, ky vendim është sjellë me pesë vota 'për' dhe një 'kundër'. Ajo së cilës i refereoheni sipas nenit 31.34g ishte në mënyrë iniciale në mbledhjen e parë, kur lërkuat të votohet me konsensus, sepse nuk pati konsensus, e zbatuam këtë procedurë plotësuese dhe e morëm mendimin. Pas kësaj tashmë nuk kemi kushte ligjore të kërkojmë votim me konsensus, por me shumicë votash", tha kryetari Boris Kondarko, pas deklaratës së Shehut.

Në pajtim me Kodin zgjedhor, siç theksoi Kondarko, procedura e mëtutjeshme juridike sipas mekanizmit juridik është e lejuar me të drejtë padie në Gjykatën administrative nga ana e anëtarëit të KSHZ-së, i cili ka mendim të kundërt nga vendimi i këtillë i KSHZ-së. ab/

Foto: Printskrin / "JuTjub"

QËNDRONI TË LIDHUR