• e mërkurë, 19 qershor 2024

KSHZ: Deri në orën 18:30 jehona 55,1 për qind

KSHZ: Deri në orën 18:30 jehona 55,1 për qind

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në shtatë vendvotimet në të cilat votohej për Zgjedhjet parlamentare, deri në orën 18:30 kanë votuar 2487 respektivisht 55,10 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar 546 votues respektivisht 54,98 për qind. Në VV 1194 në Krushevë kanë votuar 325 votues respektivisht 69,30 për qind. Në VV 1202 në Krushevë kanë votuar 99 votues respektivisht 33,22 për qind. Në VV 1272 në Ohër kanë votuar 356 votues respektivisht 50,07 për qind. Në VV 1470 në Dollnen kanë votuar 365 votues respektivisht 55,47 për qind. Në VV 1470/1 në Dollnen, kanë votuar 324 votues respektivisht 51,27 për qind. Në VV 1844 në Strugë kanë votuar 472 votues respektivisht 62,68 për qind.

"Në krahasim me votimin e 8 majit deri në orën 18:30, në këtë rivotim vërehet dalje më e lartë 1,08 për qind në këto vendvotime", thonë nga KSHZ. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR