• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHZ: Deri në orën 18:30 jehona është 46,34 për qind për zgjedhjet presidenciale, 53,15 për qind për parlamentaret

KSHZ: Deri në orën 18:30 jehona është 46,34 për qind për zgjedhjet presidenciale, 53,15 për qind për parlamentaret

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski sot pasdite deklaroi se ka dalje solide. Deri në orën 18:30 në zgjedhjet presidenciale dalja është 46,34 për qind, ndërsa në zgjedhjet parlamentare  53,15 për qind. 

Dalje më të madhe për zgjedhjet presidenciale ka në Novaci, me 72,76 për qind, ndërsa dalja më e ulët për zgjedhjet presidenciale është në Likovë , me 7,35 për qind.

Krahasuar me raundin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019, kemi rritje të daljes prej 1,84 për qind, njoftoi KSHZ. 

Deri në orën 18:30, kanë arritur të dhëna për daljen e votuesve për Zgjedhjet parlamentare prej 1.906 vendvotime. Nga numri i përgjithshëm i regjistruar i votuesve 953.903 në këto vendvotime, kanë votuar 507.040 respektivisht 53.15 për qind.

Dalje më e madhe për zgjedhjet parlamentare ka në Krivogashtan 82,43 për qind, ndërsa dalja më e ulët për zgjedhjet parlamentare është në Qendër Zhupë me 18,62 për qind.

Dalja sipas njësive zgjedhore për zgjedhjet parlamentare është kjo: Njësia Zgjedhore Një 59,14 për qind, Njësia Zgjedhore Dy 48,61 për qind, Njësia Zgjedhore Tre 57,87 për qind, Njësia Zgjedhore Katër 57,49 për qind Njësia Zgjedhore Pesë 53,45 për qind Njësia Zgjedhore Gjashtë 37,36 për qind.

Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 490 ankesa për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore.

"Prej tyre 262 ankesa janë miratuar dhe zgjedhësve u është mundësuar ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, 33 ankesa janë hedhur poshtë si të parregullta, ndërsa 88 ankesa janë refuzuar. Ankesat e tjera janë në përpunim e sipër", thonë nga KSHZ. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR