• e hënë, 01 korrik 2024

KSHZ: Deri në orën 17 jehona 45,88 për qind

KSHZ: Deri në orën 17 jehona 45,88 për qind

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Deri në orën 17, nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në shtatë vendvotimet ku po bëhet rivotim për zgjedhjet parlamentare, kanë votuar 2071 votues respektivisht 45,88 për qind, informon Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Siç theksojnë nga KSHZ, në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar 503 votues respektivisht 50,65 për qind. Në VV 1194 në Krushevë kanë votuar 270 votues respektivisht 57,57 për qind. Në VV 1202 në Krushevë kanë votuar 85 votues respektivisht 28,52 qind. Në VV 1272 në Ohër kanë votuar 306 votues respektivisht 43,04 qind. Në VV 1470 në Dollnen kanë votuar 281 votues respektivisht 42,71 për qind. Në VV 1470/1 në Dollnen, kanë votuar 234 votues respektivisht 37,03 për qind. Në VV 1844 në Strugë kanë votuar 392 votues respektivisht 52,06 për qind.

"Në krahasim me votimin e 8 majit 2024 deri në orën 17, në këtë rivotim vërehet dalje më e lartë 0,14 për qind në këto vendvotime", thonë nga KSHZ. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR