• e diel, 22 dhjetor 2024

KSHPK: Shkarkime të paligjshme të drejtorëve të Toksikologjisë dhe Kardiokirurgjisë

KSHPK: Shkarkime të paligjshme të drejtorëve të Toksikologjisë dhe Kardiokirurgjisë

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Komisioni i Antikorrupsionit pranoi raportimet se shkarkimet e drejtorit mjekësor të Toksikologjisë dhe drejtorit të Kardiokirurgjisë Shtetërore nga ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri ishin të pabazuara, duke thënë se me dy vendimet e ministrit është shkelur Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe konflikti i interesit dhe Ligji për mbrojtjen shëndetësore. Është shkelur edhe Kodi Zgjedhor, duke marrë parasysh se në të dyja rastet drejtorët janë shkarkuar me vendime të marra (nga data 14 maj, d.m.th., 27 maj) para miratimit të konkluzionit për përfundimin e zgjedhjeve për deputetë në Kuvend nga 30 maji i vitit 2024.

KSHPK në seancën e sotme të gjashtë njoftoi edhe se te organet kompetente do të ngritë nismë për përgjegjësi të ministrit të Shëndetësisë.

Për dy shkarkimet - për drejtorin mjekësor të Toksikologjisë, dr. Danil Petrovski, dhe për drejtorin e Kardiokirurgjisë shtetërore, Marjan Shokarovski, nuk janë respektuar procedurat për shkarkim nga pozita, gjegjësisht është dashur të ketë propozime për shkarkim nga bordet drejtuese deri te këshillat shëndetësorë të këtyre institucioneve.

Lëndën e formuar pas raportimit për Toksikologjinë e arsyetoi Cveta Ristovska, anëtare e KSHPK-së, e cila theksoi se arsyeja për shkarkimin e drejtorit mjekësor ishte "veprim joadekuat" dhe për shkak të mosvazhdimit të kontratave në vepër për 18 persona në Klinikë.

Njëkohësisht, theksoi se edhe pse më 30 prill është shqiptuar ndalesa në këtë ISHP për qasje të personave pa kontratë pune, njëmbëdhjetë punëtorë shëndetësorë kanë vazhduar të regjistrohen në sistemin elektronik pa kontrata të lidhura.

Më 23 maj gjatë një kontrolli inspektues të jashtëzakonshëm është konfirmuar se janë lidhur kontrata në vepër me 11 persona të cilët janë nënshkruar vetëm nga drejtori organizativ, edhe pse sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore detyrën e kryejnë edhe drejtori mjekësor dhe organizativ.

Kontratat në vepër me 11-të personat, siç theksoi Ristovska, janë lidhur në kundërshtim me nenin 109 paragrafi 2 i ligjit për mbrojtje shëndetësore, ku është cituar se aktet dhe dokumentet financiare janë në kompetencë të përbashkët të dy drejtorëve dhe ata së bashku i nënshkruajnë.

"Nga gjendja e përgjithshme faktike, KSHPK-ja ka konstatuar se pretendimet janë të bazuara dhe ka marrë vendim që i referohet të dyja situatave - se është marrë vendim nga ministri për shkarkimin e drejtorit kur ende nuk kanë përfunduar zgjedhjet për deputetë, si dher që nga ana e drejtorit organizativ për kontratat e nënshkruara me punonjësit shëndetësor në kundërshtim me nenin 109 paragrafi 2 i Ligjit për mbrojtje shëndetësore", theksoi Ristovska.

Edhe Komisioni i Antikorrupsionit ka vendosur se shkarkimi i drejtorit të Kardiokirurgjisë shtetërore Marjan Shokarovski më 27 maj 2024 është i kundërligjshëm dhe i pabazuar, duke vepruar sipas kallëzimit që iu është dorëzuar një ditë më vonë.

Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, tha se kallëzimi është bërë në bazë të shkeljes së Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe Kodit zgjedhor, sepse edhe në këtë rast ministri e ka shkarkuar drejtorin para 30 majit, kur u miratua konkluzioni se zgjedhjet parlamentare janë përmbyllur.

"Nga gjendja faktive KSHPK konfirmoi se pretendimet janë të pabaza, se me veprimet e ministrit për shkarkim nuk janë respektuar ndalesat përkatësisht vendimi është marrë në periudhën kur ende nuk ka përfunduar zgjedhja e deputetëve", tha Dimitrovska.

Edhe për këtë rast Antikorrupsioni konstaton se procedura për shkarkim nuk është zbatuar sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore sepse, tha ajo, me institucionin shëndetësor drejton Bordi Drejtues i cili nëse konfirmon ndonjë nga bazat për shkarkim, për atë e njofton Këshillin Shëndetësor i cili në bazë të asaj e miraton nismën për shkarkimin e drejtorit të emëruar para skadimit të mandatit të tij. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR