• e premte, 22 nëntor 2024

KSHPK paralajmëroi kontestim të vendimit të Këshillit Gjyqësor që ta hedhë poshtë nismën e tyre për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë

KSHPK paralajmëroi kontestim të vendimit të Këshillit Gjyqësor që ta hedhë poshtë nismën e tyre për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mbetet i përkushtuar në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies dhe nuk do të heqë dorë nga misioni i tij që të veprojë me vendosmëri në mbrojtjen e interesit publik, thuhet në reagimin e Antikorrupsionit me rastin e vendimit të Këshillit Gjyqësor që ta hedhë poshtë nismën për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë (AGJPP). Nga KSHPK theksojnë se do të shfrytëzohen të gjitha mjetet juridike për kontestimin e tij. 

Antikorrupsioni thekson se procedura për vërtetimin e përgjegjësisë është inicuar në kuadër të afateve ligjore, si dhe në kuadër të kompetencave të përcaktuara ligjore të Komisionit. 

"Nisma për ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë është dorëzuar në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me rastin konkret dhe në pajtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit. Edhe përkundër kësaj, duam të theksojmë se afati 15 ditor nuk është afat përjashtues, është afat instruktiv, pra me mungesën e tij humbet e drejta për të ndërmarrë një veprim të caktuar, sepse nuk ka dispozitë në Ligjin që parasheh pasojat e mosveprimit pas atij afati", thuhet në kumtesën e KSHPK-së.

Nga KSHPK, gjithashtu, theksojnë se për vendimin e tillë janë informuar vetëm përmes mediave, dhe se pas pranimit zyrtar të vendimit do të shfrytëzohen të gjitha mjetet juridike për kontestimin e tij. 

"Veçanërisht duam të theksojmë se imperativi më i madh në veprimin e Këshillit Gjyqësor duhet të jetë sanksionimi i të denoncuarve, duke pasur parasysh atë që nga ana e personave të regjistruar është vepruar në kundërshtim me ligjin, gjë që është konfirmuar me vendim të KSHPK-së dhe i konfirmuar nga Gjykata e Lartë Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të afateve ligjore", informojnë nga KSHPK.

Komisioni mbetet i përkushtuar në bashkëpunimin me të gjitha institucionet kompetente dhe zbatimit e të gjitha mjeteve juridike për arritjen e qëllimeve të tyre. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR