• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHPK: Nga 1 janari i vitit 2024 në funksion sistem i ri elektronik për parashtrim të deklaratave për gjendjen e pasurisë dhe interesave

KSHPK: Nga 1 janari i vitit 2024 në funksion sistem i ri elektronik për parashtrim të deklaratave për gjendjen e pasurisë dhe interesave

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit informon se nga 1 janari i vitit 2024 do të jetë në funksion sistemi i ri elektronik për parashtrim të deklaratës për gjendjen e pasurisë dhe interesave.

"Personat të cilët sipas nenit 82 dhe 85 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave kanë detyrim që të parashtrojnë deklaratë për gjendjen e pasurisë dhe interesave dhe ndryshim të gjendjes së pasurisë dhe interesave, duke filluar nga data 01.01.2024, deklaratën duhet ta dorëzojnë përmes sistemit elektronik me paraqitje nën linkun në vijim: https://imotnasostojba.dksk.mk/, ndërsa kopje me shkrim të deklaratës të dorëzojnë në arkivin e KSHPK-së", informojnë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR