• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHPK: Arsovska në mënyrë joligjore e ka emëruar Dragan Ilievskin për u.d. drejtor të Kopshtit zoologjik

KSHPK: Arsovska në mënyrë joligjore e ka emëruar Dragan Ilievskin për u.d. drejtor të Kopshtit zoologjik

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit ka vepruar në kundërshtim me ligjin, gjatë emërimit të Dragan Ilievskit për u.d. të ri drejtor në Kopshtin zoologjik, konfirmoi KSHPK.

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit në seancën e sotme të 89-të, konfirmoi se Ilievski u emërua drejtor, edhe pse ai nuk e ka plotësuar kushtin që paraprakisht të jetë i punësuar në vet objektin.

Siç informuan nga KSHPK, është kryer inspektim i jashtëzakonshëm dhe sipas procesverbalit nga mbikëqyrja, u konfirmua parregullsi, pas çka inspektori ka dërguar vërejtje për mënjanimin e parregullsive të konstatuara në pajtim me afatin e paraparë ligjor, me vërejtje se për shkeljen e kryer të nenit 34 nga Ligji për kulturë nuk u përcaktua as sanksion i parashikuar penal.

"Inspektori ka konfirmuar se drejtori paraprak, Kristijan Stamenov u shkarkua nga funksioni, ndërsa dy javë më vonë u emërua Dragan Ilievski. KSHPK konstatoi se paraqitja dhe dokumentet i përmbajnë aktet e nevojshme, me të cilat konfirmohet procedura e përmendur, veprimi i tillë i kryetares së Qytetit të Shkupit orienton në aktivitetet e ndërmarra për emërimin e personit për ushtrues të detyrës së institucionit publik në kundërshtim me nenin 34 paragrafi 1 nga Ligji për kulturë, që paraqet bazë për dyshim për vepër të kryer penale, e ajo është keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit", sqaroi kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska.

Nga Komisioni kumtuan se nga ana e tyre do të ngritet iniciativë deri te PTHP për fillimin e procedurës ndjekje penale, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit", kundër Danella Arsovskës. Njëheri Komisioni do të ngrit iniciativë për fillimin e ndjekjes penale edhe për u.d. drejtorit Dragan Ilievski, si dhe rekomandim deri te Këshilli inspektues lidhur me mosveprimin e inspektorit, i cili e ka kryer inspektimin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR