• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryqi i Kuq organizon ndihma për popullatën e prekur nga përmbytjet në Libi

Kryqi i Kuq organizon ndihma për popullatën e prekur nga përmbytjet në Libi

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Kryqi i Kuq po organizon ndihma për popullsinë e prekur nga përmbytjet që goditën disa qytete të Libisë më 10 shtator, ku numri i të vdekurve deri më tani ka arritur në 5.000, ndërsa 10.000 persona rezultojnë të zhdukur.

Në shenjë solidariteti me popullatën vendase, Kryqi i Kuq njoftoi se të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar mund të dhurojnë ndihmë monetare në:

- llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 SHA Banka komerciale me shenjë : ndihmë për popullatën e goditur në Libi.

-  si dhe të dhurohen 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400 të Telekomit të Maqedonisë dhe A1.

 - për donacionet e fondeve në valutë të huaj

NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIAN

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA

BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

SWIFT CODE: KOBSMK2X

IBAN CODE: MK07300701000001228

"Përmbytjet katastrofike në Libinë lindore të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm nga uragani "Daniel", që ndodhi më 10 shtator 2023, shkatërruan disa qytete në bregdetin e Mesdheut. Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në infrastrukturë, përfshirë rrjetin rrugor, si dhe është ndërprerë edhe rrjeti i telekomunikacionit. Situata është më e vështirë në qytetin Derna, ku thuhet se kanë vdekur mbi 5000 persona. Përmbytja e shkaktuar nga stuhia e fortë shkatërroi digat, duke shkaktuar një përrua uji dhe shkatërroi një të katërtën e më shumë të qytetit Derna, duke marrë me vete ndërtesat së bashku me banorët e tyre, rrugët janë të mbuluara me rrënoja dhe baltë. Sipas Kryqit të Kuq, vlerësohet se rreth 10,000 njerëz rezultojnë të zhdukur. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR