• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, u përfshi në punën e Këshillit Gjyqësor

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, u përfshi në punën e Këshillit Gjyqësor

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, sot u përfshi në punën e Këshillit Gjyqësor me praninë dhe pjesëmarrjen e saj në seancën e 472-të.

Kjo vijoi pas seancës publike e cila u mbajt në fund të muajit të kaluar, kur Këshilli Gjyqësor mbajti debat për nismat e parashtruara nga anëtari i Këshillit, Milazim Mustafa, për vërtetimin e përgjegjësisë së kryetares së Gjykatës Supreme, Ademi. 

Në lidhje me debatin për dy pikat e nismës, për mospjesëmarrje në mbledhjet e Këshillit Gjyqësor të Ademit pa dhënë dëshmi adekuate, si dhe intervista në të cilën flet për presione politike, ishte theksuar se me mospraninë në mbledhjet e Këshillit Gjyqësor ajo ka treguar sjellje të pakulturuar profesionale dhe juridike në vendosjen dhe respektimin e institucioneve në kuadër të sistemit gjyqësor. Sipas Ademit, të gjitha ngjarjet në Këshillin Gjyqësor ishin demotivuese nga aspekti profesional.

Në debat, Mustafa kërkoi vendim me të cilin do të vërtetohet përgjegjësia e saj dhe shkarkimi. Nga ana tjetër, mbrojtja e kryetares së Gjykatës Supreme i vlerësoi akuzat si të pabaza dhe kërkoi vendim me të cilin do të ndërpritet procedura. 

Komisioni i cili e shqyrtoi nismën më 29 dhjetor duhet në afat prej 15 ditëve ta përgatisë raportin për gjendjen e konfirmuar faktike dhe tua dorëzojë të gjithë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, pas çka Këshilli në debat do të debatojë dhe do të sjellë vendim. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR