• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Kacarska, në takim me ekipin e ekspertëve për zbatimin e projektit IPA 3 zhvillimi i kapaciteteve të Gjykatës

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Kacarska, në takim me ekipin e ekspertëve për zbatimin e projektit IPA 3 zhvillimi i kapaciteteve të Gjykatës

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA)  -  Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, sot pati takim pune me ekipin e përbërë nga gjashtë ekspertë për zbatimin e projektit IPA 3, i cili ka të bëjë në zhvillimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetutës për qasje në kushtetutshmëri dhe ligjshmëri dhe miratimin e akteve normative dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Në takim, siç bënë të ditur nga Gjykata Kushtetuese, Kacarska informoi për aktivitetet e ndërmarra deri më tani, programin e miratuar të Gjykatës, strategjinë për zhvillimin e kapaciteteve, projektet kapitale dhe investimet që janë realizuar. 

Përfaqësuesit e grupit të  ekspertëve u informuan për aktivitetet e deritanishme, aktuale dhe të ardhshme, të cilat kanë për qëllim përforcimin e transparencës, hapjes dhe qasjes së Gjykatës për publikun. 

 

Eksperti për të drejtat e njeriut dhe lider i ekipit të grupit, Dovidas Vitkauskas i paralajmëroi aktivitetet e planifikuara të cilat në koordinim me përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese do të realizohen në periudhën e ardhshme. Grupin e  përbëjnë: Stefica Staznik, eksperte në fushën e të drejtave ndërkombëtare të njeriut në sistemet juridike vendase, Jordan Apostolski, ekspert në implementimin e reformave gjyqësore, Sllavica Baniq, eksperte në të drejtën kushtetuese, Vasko Magleshov, gazetar dhe kryetar  i KMGJ-së, Velimir Dellovski, magjistër në të drejtën evropiane, të drejtat ndërkombëtare dhe humanitare, Aleksandar Josifovski, ekspert për  zhvillim të IT-së me përvojë shumëvjeçare në sistemin gjyqësor.

 Aktivitetet e projektit do të realizohen përmes dy komponentëve: Përforcimi i kapaciteteve profesionale dhe administrative, autonomia administrative, pavarësia dhe efikasiteti i Gjykatës Kushtetuese dhe Përmirësimi i mbrojtjes individuale të lirive dhe të drejtave të personave dhe qytetarëve para Gjykatës Kushtetuese.

 Foto: MIA/Gjykata Kushtetuese

 

QËNDRONI TË LIDHUR