• e diel, 22 dhjetor 2024

Kryetarja Arsovska hapi Konferencën rajonale për fuqizimin e sipërmarrjes

Kryetarja Arsovska hapi Konferencën rajonale për fuqizimin e sipërmarrjes

Shkup, 20 nëntor 2023 

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, hapi konferencën dyditore rajonale “Bashkëpunimi për fuqizimin e sipërmarrjes dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, organizuar nga Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarrjes, në të cilën marrin pjesë përfaqësues qeveritarë dhe komuniteti akademik nga Serbia, Kroacia, Turqia, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina. 

"Qyteti i Shkupit punon me përkushtim për përmirësimin e shërbimeve me qëllim heqjen e barrierave administrative për të cilat ka më shpesh ankesa nga qytetarët dhe ekonomia. Programet e reja për përkrahjen e sipërmarrjes dhe inovacionit të qytetit të Shkupit janë pjesë e angazhimeve prioritare mbi të cilat po punojmë me përkushtim, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe sektorit privat. Formuam Këshillin për Gratë Sipërmarrëse, i cili kontribuon në krijimin e politikave dhe programeve që kontribuojnë për gra sipërmarrëse të forta ekonomikisht dhe financiarisht të qëndrueshme dhe arritjen e qëndrueshmërisë së tyre. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shtyllat e ekonomisë, ato krijojnë vende pune, nxisin inovacionin dhe kontribuojnë në rritjen ekonomike. Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nënkupton forcimin e konkurrencës dhe sipërmarrjes, e cila ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e efikasitetit, produktivitetit dhe shkallës së inovacionit në ekonomi. Sot kemi një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e praktikave të mira dhe përvojave pozitive, nga të cilat dalin zgjidhje dhe masa konkrete për përballimin më të lehtë të sfidave të përbashkëta ekonomike në rajon", theksoi Arsovska.

Kryetarja Arsovska theksoi se Këshilli për Gratë Sipërmarrëse të Qytetit të Shkupit, si platforma e parë e këtij lloji në Maqedoni, njihet si praktikë e mirë dhe zbatohet në disa qytete, ndërsa këtë vit përveç pjesëmarrjes në zhvillimin e politikave në nivel lokal, si pjesë e propozimeve të këshillit, për herë të parë ndahet buxhet për mbështetjen financiare të grave sipërmarrëse, për të kontribuar në fuqizimin e tyre ekonomik dhe pavarësinë financiare.

Qëllimi i konferencës rajonale është bashkimi i agjencive kryesore qeveritare dhe palëve të interesuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqia dhe vendet fqinje anëtare të BE-së, si dhe infrastrukturën tjetër mbështetëse për të krijuar një ekosistem dinamik që nxit sipërmarrësit dhe inovacionin, gjë me të cilën do të fuqizohet qëndrueshmëria e tyre ekonomike dhe do të kontribuohet për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik më të gjerë.

Qyteti i Shkupit

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR