Kryetari i LSDM-së, Filipçe për vizitë pune në Bruksel
- Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, sot në Bruksel, do të marrë pjesë në konferencën e socialistëve dhe demokratëve me temën "Fillimi i Programit të S&D Veli Brant për zgjerimin e BE-së.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:28, 7 prill, 2025
Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, sot në Bruksel, do të marrë pjesë në konferencën e socialistëve dhe demokratëve me temën "Fillimi i Programit të S&D Veli Brant për zgjerimin e BE-së.
Nga LSDM-ja njoftuan se në kuadër të konferencës, kryetari Filipçe sot në ora 17:15, do të mbajë fjalim në panel diskutimin e titulluar "Axhenda progresive për zgjerimin e BE-së", i cili do të udhëhiqet nga eurodeputeti dhe raportuesi i PE-së për Serbinë, Tonino Picula.
Në konferencë do të marrin pjesë zëvendëskryeministra dhe ministra për eurointegrime nga Ukraina, Moldavia, Shqipëria, deputetë, si dhe kryetarë të partive socialdemokrate nga Serbia dhe Mali i Zi. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s