• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetari i Kuvendit të Arabisë Saudite, Muhamed AlSheikh në takim me Pendarovskin dhe me Xhaferin

Kryetari i Kuvendit të Arabisë Saudite, Muhamed AlSheikh në takim me Pendarovskin dhe me Xhaferin

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Një delegacion, i udhëhequr nga Abdullah Bin Muhamed AlSheikh, kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite - Mexhlisi Al Shura, sot do të realizojë takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ndërsa pas takimit do të marrë pjesë në nënshkrimin e Librit të përshtypjeve.

Kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhamed AlSheikh në vend do të qëndrojë deri të premten.

Për shkak takimit të Muhamed AlSheikh në Shkup, nga dita e hënë, siç njoftuan nga MPB, deri të shtunën do të ketë regjim të ndryshuar të komunikacionit.

Me regjimin e veçantë, të cilin do ta zbatojë Njësia për siguri në komunikacionin rrugor, do të përfshihen rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR