• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kryetari i Kuvendit sot pasdite në orën 17:00 do t'i shpallë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024

Kryetari i Kuvendit sot pasdite në orën 17:00 do t'i shpallë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski pritet sot pasdite në orën 17:00 do ta shpallë zgjedhjet aktin juridik me të cilin shpallen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024. Zgjedhjet e shtata presidenciale, sipas marrëveshjes politike, duhet të mbahen më 24 prill, përderisa më 8 maj do të mbahen zgjehdjet e njëmbëdhjeta parlamentare, të cialt kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse ka rreth të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përputhen me parlamentaret dhe do të mbahen më 8 maj.

Sipas Kodit zgjedhor, pasi që Mitreski t'i nënshkruajë vendimet për shpallje të zgjedhjeve, ato duhet t'i dërgohen KSHZ-së, i cili do të miratojë libra të afateve me çka fillojnë veprimet zgjedhore. Fushata për zgjedhjet presidenciale pritet të fillojë në fillim të prillit dhe disa ditë të përputhet me fushatën për zgjedhjet parlamentare. Sipas sqarimeve nga KSHZ-ja, për dy proceset zgjedhore do të ketë libra të ndryshëm të afateve për zbatimin e veprimeve zgjedhore.

Në bazë të nenit 8a të Kodit Zgjedhor, nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes së kryetarit dhe deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjen e Qeverisë në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, nuk është e mundur: të fillohet ndërtimi me mjete nga buxheti ose nga fondet publike ose me mjete të ndërmarrjeve publike dhe subjekteve të tjera juridike që kanë kapital shtetëror për objekte të reja në infrastrukturë si rrugë, ujësjellësa, linja elektrike, kanalizime, fusha sportive dhe objekte të tjera ose objekte për veprimtari sociale shkolla, kopshte dhe objekte të tjera, përveç nëse paraprakisht janë paraparë mjete nga buxheti për këtë qëllim, përkatësisht bëhet fjalë për zbatimin e një programi të miratuar në bazë të ligjit në vitin aktual. 

Gjithashtu nuk është e mundur të bëhen pagesa të pagave, pensioneve, asistencës sociale ose pagesave të tjera dhe kompensimeve materiale nga fondet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike që nuk janë pagesa të rregullta mujore, përkatësisht të gjitha transfertat dhe pagesat njëvjeçare ose transfertat  për një herë nga mjetet buxhetore apo nga mjetet e fondeve publike as për të tjetërsuar kapitalin shtetëror dhe as për të nënshkruar marrëveshje kolektive. Në institucionet shtetërore dhe publike nuk do të mund të fillojë procedurë për punësimin e personave të rinj apo ndërprerje të marrëdhënies së punës, ndërsa procedurat e nisura pezullohen, përveç rasteve urgjente dhe të cilat nuk mund të shtyhen. 

Në periudhën prej 20 ditësh para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjes së kryetarit dhe deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjes së Qeverisë në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose vënies në punë të objekteve me mjete nga Buxheti ose nga fondet publike, ose me mjetet e ndërmarrjeve publike ose të personave të tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror, në infrastrukturë si rrugë, ujësjellësa, linja elektrike, kanalizim, fusha sportive dhe objekte të tjera ose objekte për veprimtari sociale shkolla, kopshte dhe objekte të tjera. Nën ndalimin e mbajtjes së ngjarjeve publike nuk nënkupton, në veçanti: dhënien e një deklarate publike të një bartësi të funksionit publik ose kandidatit për post publik në tubim, intervistë mediatike, debat mediatik ose përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit.

Почнува примената на измените на Законот за данок на личен доход со кои се става во мирување примената на прогресивниот данок на личен доход. Следните 36 месеци доходот од работа, доходот од

Gjithashtu prej sot deri në përfundimin e zgjedhjes së kryetarit dhe deputetëve sipas rezultateve të zgjedhjeve, Ministria e Financave është e obliguar që të publikojë të gjitha pagesat buxhetore, përveç pagave të rregullta, pensioneve dhe shpenzimet komunale, publikisht në faqen e internetit në një bazë të veçantë për shpenzimet buxhetore në periudhën zgjedhore.

Со 95 гласа „за“ и без ниту еден против или воздржан, Собранието вчера ги избра новите членови на Државната изборна комисија, согласно Предлог одлуката што претходно на седница ја донесе собр

Fondet publike, ndërmarrjet publike dhe të gjithë personat e tjerë juridik që disponojnë me kapital shtetëror, në afat prej dhjetë ditëve nga dita e sjelljes së vendimit për shpallje të zgjehdjeve për president dhe deputetë në Kuvend, janë të obliguar në Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit të parashtrojë të dhëna për numrin, llojin, targën dhe gjendjen vozitëse të automjeteve motorizuese me të cialt disponojnë. Të dhënat parashtrohen në formë elektronike në formular të cilin me propozim të KSHPK-së e shpallë KSHZ-ja.

KSHPK në ueb-faqe e publikon regjistrin e automjeteve motorizuese zyrtare të fondeve publike, ndërmarjeve publike dhe të gjithë personave të tjerë juridik që disponojnë me kapital shtetëror. Nëse personat juridik nuk parashtrojnë të dhëna, KSHPK inicon procedurë kundërvajtëse në afat prej 15 ditëve nga skadimi i afatit për parashtrim të të dhënave.

null

Si përgatitje për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare më 28 janar të këtij viti, 100 ditë para zgjedhjeve u formua Qeveria teknike, kryetar i të cilës është Talat Xhaferi. Ai me të do të kryesojë deri në zgjedhje të qeverisë së re politike. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR