Kryetari i Kuvendit i shpalli zgjedhjet lokale më 19 tetor
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot i shpalli zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 19 tetor.
- Post By Melahat Baftija
- 14:27, 9 gusht, 2025
Shkup, 8 gusht 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot i shpalli zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 19 tetor.
Kryetari Gashi, siç theksohet në kumtesën e pres-shërbimit të Kuvendit e nënshkroi Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të teta lokale në përputhje me nenin 12, paragrafi 4 të Kodit Zgjedhor, duke respektuar afatin prej 70 deri në 90 ditë nga shpallja deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Me shpalljen e zgjedhjeve fillojnë të rrjedhin afatet për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe sipas kalendarit që duhet ta miratojë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Rrethi i parë i zgjedhjeve për kryetar komune dhe anëtarë të këshillave të 80 komunave dhe Qytetit të Shkupit do të mbahet më 19 tetor, në përputhje me nenin 16, paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor. Rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune duhet të mbahet më 2 nëntor, në njësitë e vetëqeverisjes lokale ku zgjedhjet nuk do të përfundojnë në rrethin e parë.

Pas shpalljes së zgjedhjeve, Gashi u drejtua para opisnionit me një deklaratë të shkruar, në të cilën ndër të tjera thekson se zgjedhjet nuk janë një proces i thjeshtë teknik, por janë thelbi i demokracisë sonë.
"Në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, legjislacionin në fuqi, si dhe në ushtrim të kompetencave të mia si Kryetar i Kuvendit, kam nderin dhe përgjegjësinë institucionale t’ju njoftoj se sot, zyrtarisht, e nënshkrova Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor 2025. Këtë vendim e dërgova deri te organet kompetente për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, dhe pres angazhim maksimal për realizimin e një procesi të ndershëm dhe demokratik", theksoi Gashi.
Ai informoi se gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon njëzet ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Kuvendi do të vazhdojë funksionimin e tij të rregullt administrativ, por nuk do të mbajë seanca plenare. Ky vendim synon të shmangë keqpërdorimin e foltores parlamentare për qëllime elektorale dhe t’u japë deputetëve mundësinë të përkushtohen plotësisht ndaj komunikimit me qytetarët.
"Dua të theksoj se zgjedhjet nuk janë thjesht një proces teknik, por janë thelbi i demokracisë sonë. Ato janë një mundësi reale për qytetarët që të zgjedhin udhëheqës që reflektojnë përgjegjësi, vizion dhe përkushtim ndaj interesit publik. Kështu, data 19 tetor 2025 shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e demokracisë, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë", theksoi kryetari i Kuvendit.
Тој информира дека во текот на изборната кампања, која започнува дваесет дена пред одржувањето на изборите, Собранието ќе продолжи со редовното административно функционирање, но нема да одржува пленарни седници. Оваа одлука, додава тој, има цел да се избегне злоупотребата на собраниската говорница за изборни цели и да им овозможи на пратениците целосно да се посветат на комуникацијата со граѓаните.
Theksoj se si kryetar i Kuvendit, jam i vetëdijshëm për rëndësinë e rolit unifikues që më është besuar, si dhe përgjegjësinë që kam për të garantuar integritetin dhe paanshmërinë e institucioneve tona.

"Prandaj, bëj thirrje të qartë dhe të sinqertë për të gjitha forcat politike, kandidatët dhe strukturat përkatëse që të tregojnë nivel të lartë të kulturës politike. Të shmangin çdo formë presioni, fjalori përçarës dhe çdo tentativë për të instrumentalizuar institucionet dhe burimet publike për interesat partiake. Ky është një proces që duhet të fokusohet te qytetari, te nevojat dhe sfidat e tij reale, dhe te zgjidhjet konkrete që secili kandidat duhet të ofrojë", potecoi Gashi.
Pret, siç theksoi që ky proces të jetë një dëshmi e pjekurisë sonë demokratike, ku respektohen rregullat, mbizotëron dinjiteti, dhe reflekton vullneti i lirë i qytetarëve, e jo rezultat i trysnive apo manipulimeve.
"Në këto zgjedhje është e domosdoshme të demostrojmë vlerat dhe standardet europiane për të pasqyruar angazhimin tonë të palëkundur për integrim. Duke u dëshiruar sukses të gjithë kandidatëve dhe partive politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, uroj që këto zgjedhje lokale të jenë një garë ku idetë dhe vizionet për një të ardhme më të mirë do të jenë në qendër të diskutimeve"nënvizoi kryetari i Kuvendit. mb/
Fotpo: Kuvend