• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryetari i Kuvendit, Gashi është në gjendje stabile shëndetësore, po kryhen ekzaminime mjekësore

Kryetari i Kuvendit, Gashi është në gjendje stabile shëndetësore, po kryhen ekzaminime mjekësore

Shkup, 23 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbrëmë është hospitalizuar në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive, konfirmuan sot nga kabineti i Gashit të cilët gjithashtu informojnë se ai është në gjendje stanile shëndetësore dhe se aktualisht po kryhen ekzaminime mjekësore.

“Lidhur me informacionet e publikuara në media për gjendjen shëndetësore të Kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, e informojmë opinionin se ai dje është hospitalizuar në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive.Gjendja shëndetësore e Gashit është stabile dhe aktualisht po kryhen ekzaminime të detajuara mjekësore", thuhet në kumtesën e Kuvendit. 

Nga Kabineti i tij theksojnë se të gjitha informacionet e mëtejshme do t’i bëhen me kohë të ditura publikut nga institucionet përkatëse.

Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Digjestive pranë Qendrës Universitare Klinike "Nënë Tereza" në Shkup, prof. dr. Ognen Kostovski në një deklaratë për mediat informoi se Gashi është pranuar pak pas mesnate me dhimbje të rënda dhe shqetësime në stomak.

"Pacienti është pranuar për shkak të përzierjes në zorrë. Gjendja është duke u ndjekur me kujdes, ndërsa për momentin nuk është planifikuar ndërhyrje kirurgjikale. Po trajtohet me terapi medikamentoze dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore", tha Kostovski. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR