• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kryetari i komunës së Tetovës së bashku me ambasadorin e Shqipërisë ndanë kopje të abetares së unifikuar shqipe në Tetovë

Kryetari i komunës së Tetovës së bashku me ambasadorin e Shqipërisë ndanë kopje të abetares së unifikuar shqipe në Tetovë

Tetovë, 7 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë Denion Mejdani ka ndarë abetaren e unifikuar të gjuhës shqipe në SHF "Naim Frashëri". Kasami dhe ambasadori Denion Mejdani kanë shpërndarë kopje të këtij libri në klasat e gjuhës shqipe.

Pas ngjarjes Kasami dhe Mejdani dhanë deklarata për mediat.

Mediat raportuan se ambasadori Mejdani tha se abetarja është më shumë se një mjet didaktik për të ndihmuar nxënësit të mësojnë gjuhën dhe se po ndërmerren hapat e nevojshëm që abetarja të bëhet materiali kryesor didaktik si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se në periudhën në vijim do të punohet që kjo abetare të bëhet lëndë mësimore kryesore, dhe do të vazhdojnë që tekstet e tjera shkollore të përputhen me Shqipërinë dhe Kosovën në përputhje me ligjet në Maqedoni. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR