• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kostandinovski është takuar me nënkryetarin e Komisionit të Venecias Kauer

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kostandinovski është takuar me nënkryetarin e Komisionit të Venecias Kauer

 Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostandinovski dhe gjykatësit Osman Kadriu dhe Tatjana Vasiq-Bozaxhieva kanë realizuar takim me nënkryetarin e Komisionit të Venecias, Martin Kauer. Takimi është mbajtur para fillimit të Konferencës Ndërkombëtare të Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese, në të cilën po merr pjesë delegacioni i Gjykatës Kushtetuese, njoftuan sot nga Gjykata. 

Konstandinovski shpehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e Komisionit të Venecias dhe shprehu gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit. 

 "Roli i Komisionit të Venecias është i jashtëzakonshëm në sigurimin e të drejtave themelore dhe drejtësisë kushtetuese. Standardet ligjore dhe praktikat e mira të cilat zhvillohen nëpërmjet opinione ligjore dhe të ashtuquajturave opinione miqësore (Amicus curiae opinions) janë e një rëndësie të veçantë në procedurat dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë", theksoi Kostandinovski në takim. 

 Kostandinovski e njoftoi Kauerin për aktualitetet dhe sfidat me të cilat përballet Gjykata, si dhe me të rejat të cilat vendosur me Aktin e Gjykatës Kushtetuese, i cili filloi të zbatohet nga shtatori i këtij viti.

 Kryetari i Komisionit të Venecias, Kaueri i përshëndeti prioritetet e Kostandinovskit të cilat kanë për qëllim forcimin e sundimit të ligjit.

 "Komisioni i Venecias është i përkushtuar në tre parime bazë të trashëgimisë kushtetuese evropiane: demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, të cilat janë gjithashtu baza e të gjitha aktiviteteve të ndërmarra nga Këshilli i Evropës. Jemi të gatshëm për bashkëpunim më të ngushtë me Gjykatën Kushtetuese dhe vlerësoj veçanërisht përkushtimin tuaj ndaj vlerave dhe parimeve që ndajmë dhe mbështesim", tha Kaueri. 

 Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese takimi është mbajtur më 23 tetor, në Prishtinë, në margjinat e Konferencës së Dytë Vjetore të Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese, në të cilën mori pjesë delegacioni i udhëhequr nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Sipas Agjendës është paraparë fjalim në Konferencën sot të ketë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kostandinovski me temë "Gjykatat Kushtetuese si roje e vlerave demokratike dhe principeve: ekuilibër ndërmjet pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor në shoqëritë moderne". qa/

Foto: Gjykata Kushtetuese

 

QËNDRONI TË LIDHUR