• e premte, 22 nëntor 2024

Kryetari i BDI-së uron 24 Majin - Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit

Kryetari i BDI-së uron 24 Majin -  Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit

Shkup, 24 maj 2024 

 Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, me një njoftim në faqen e tij në Fejsbuk, ka uruar 24 Majin - Ditën e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi.

 Ndër të tjera,  Ahmeti theksoi:

 Çdo komb ka vendosur themelet e gjuhës së tij të shkruar amtare me punën e palodhshme të shumë misionarëve që vulosën ekzistencën e përjetshme të saj.

 Gjuha universale e popujve është dija, shtegu i vetëm i përparimit, andaj të gjithë bashkëqytetarëve të mi të komunitetit maqedonas ua uroj 24 majin - ditën e vëllezërve Kirili dhe Metodi.

 Çdo ditë le të reflektojmë mbi sakrificën e të gjithë misionarëve të arsimit dhe bashkë të punojmë për edukimin e drejtë të brezave në frymën e respektit të ndërsjelltë të të gjith vlerave identitare.


 Bashkimi Demokratik për Integrim

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR