• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetari Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, takoi Shefin e Misionit të OSBE-së, ambasadorin Kilian Val

Kryetari Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, takoi Shefin e Misionit të OSBE-së, ambasadorin Kilian Val

Shkup, 15 tetor 2024

Sot, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, priti në selinë qendrore të partisë Shefin e Misionit të OSBE-së, ambasadorin Kilian
Wahl.  Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme politike, përfshirë procesin eurointegrues si një shtyllë fundamentale të pjesëmarrjes së Alternativës në qeveri, reformat në gjyqësor dhe rolin e Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN.

Gjatë bisedës, kryetari Ibrahimi e theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Alternativës në qeveri në kuadër të koalicionit VLEN, duke nënvizuar se ky bashkëpunim ka për qëllim të avancojë interesat e qytetarëve shqiptarë dhe të të gjitha komuniteteve të tjera, përmes një qeverisjeje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Po ashtu, u trajtua vendimi i Gjykatës Kushtetuese për balancuesin, i cili është cilësuar si një vendim i gabuar, kjo për shkak të mungesës së një mekanizmi të ri për zëvendësimin e tij, ndërsa u fol edhe për nevojën e miratimit të një ligji për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Ibrahimi e potencoi edhe rëndësinë e përfaqësimit të drejtë dhe reformat që do të sigurojnë një sistem të drejtësisë më të fuqishëm më gjithëpërfshirës. Ambasadori Wahl, nga ana e tij, e riafirmoi mbështetjen e OSBE-së për reformat demokratike dhe proceset integruese të vendit.

 Alternativa

______________________________________________

МIА këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR