• e martë, 24 dhjetor 2024

Kryesuesi me OSBE-në, Jan Borg nga data 10 deri më datën 13 të këtij muaji në turne ballkanik

Kryesuesi me OSBE-në, Jan Borg nga data 10 deri më datën 13 të këtij muaji në turne ballkanik

Tiranë, 7 nëntor 2024 (MIA) - Kryesuesi me OSBE-në, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Jan Borg, nga data 10 deri më 13 nëntor do të vizitojë Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Turneun ballkanik ai do ta nisë nga Bosnje e Hercegovina, ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Elmedin Konakoviq, anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Kolegjiumin e dy dhomave të Parlamentit dhe kryesuesen me Këshillin e ministrave, Borjana Krishto.

Do të flasë në ngjarjen me rastin e 30-vjetorit të nënshkrimit të Kodit të sjelljes së OSBE-së nga ana e Bosnje e Hercegovinës për aspektet politiko-ushtarake të sigurisë. Janë planifikuar takime me organizatat civile në Konjiq dhe ai do të vizitojë misionin e OSBE-së në Bosnje e Hercegovinë.

Më 12 nëntor, ai do të vizitojë Malin e Zi, ku do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq.

Të njëjtën ditë, pasdite, ai do të udhëtojë në Shkup, ku do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme,Timço Mucunski.

Ai do të marrë pjesë edhe në takimin me Treshën e OSBE-së, së bashku me shefat e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës. Më 13 nëntor, ditën e fundit të turneut të tij, ai do të qëndrojë në Tiranë, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Borg në tre vendet do t'i vizitojë misionet e OSBE-së, ndërsa do të takohet edhe me organizatat civile. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR