• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryesimi belg me BE-në nën barrën e "detyrave vendore" të Unionit dhe zgjedhjeve nacionale

Kryesimi belg me BE-në nën barrën e

Bruksel, 2 janar 2024 (MIA) - Belgjika prej dje zyrtarisht e merr kryesimin gjashtëmujor me BE-në duke paralajmëruar program ambicioz për përfundimin e procedurave ligjvënëse para skadimit të mandatit aktual të institucioneve evropiane dhe përgatitjes për tranzicion drejt trupave të ri të Unionit që duhet të formohen pas zgjedhjeve për Europarlamentin në fillim të qershorit.

Por, përveç kryesimit me Unionin, ndikimi politik i Belgjikës gjithnjë e më tepër po kahëzohet drejt një ngjarjeje tjetër - zgjedhjet në vend janë caktuar për më 9 qershor, të cilat së bashku me eurodeputetët e rinj belg, do të zgjidhen edhe anëtarët e Shtëpisë ligjvënëse të Parlamentit federal, si dhe të parlamenteve rajonale në Bruksel, Valoni dhe Flandri dhe të Parlamentit të komunitetit gjerman.

Sipas ministres belge të Punëve të Jashtme dhe të Punëve Evropiane, Tregti të Jashtme dhe Institucione federale kulturore, Axha Labib, kjo nuk do të paraqesë problem, sepse raste të tilla ka pasur edhe gjatë kryesimeve me BE-në edhe tek disa vende të tjera anëtare.

Por, siç theksojnë analistët politik, në vendet e tjera partitë kryesore të cialt pretendojnë fitoren në zgjedhje nuk e sjellin në pikëpyetje ekzistimin e vetë shteteve, siç është rasti në Belgjikë.

Sipas anketave të mendimit publik në Belgjikë, në epërsi bindëse është partia ekstreme djathtiste dhe nacionaliste Interesi flaman (VB), angazhimi primar i të cilës është shkëputja dhe pavarësia e rajonit verior holandofon belg të Flandrisë. Që puna të ndërlikohet plotësisht, menjëherë pas saj është edhe një parti tjetër flamane djathtiste dhe populiste - Aleanca e re flamane (NVA), ndërsa në vend të tretë është Partia mbarëbelge ekstreme majtiste e punës (PTB/PVDA). Vrullit të së djathtës ekstreme belge, nxitje shtesë dha edhe fitorja e partisë ekstreme djathtiste (MVV) në Holandën fqinje në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar.

Edhe pse shumica e analistëve dhe diplomatëve janë të bindur se Belgjika, e cila është e njohur për kompromiset e veta, do ta luajë mirë rolin e vet të kryesueses me BE-në, megjithatë pranojnë se zgjedhjet mund ta paraqesin "elefantin në hapësirën e porcelanit" të kryesimit belg.

Profesori i ekonomisë politike evropiane në Universitetin në Gent, Ferdi de Vil përkujton se kryesimi i Belgjikës me BE-në në vitin 2010 u përputh me periudhën kur pas zgjehdjeve vendi nuk pati qeveri për një kohë prej 500 ditëve dhe me të kryesonte Kabineti i qeverisë teknike.

Megjithatë, sipas tij, kësaj radhe kryesimi do të përputhet me zgjedhjet dhe fushatën zgjedhore, që paraqet "rrezik shumë më të madh për kontaminimin e krysimit" me Këshillin e BE-së.

Këshilltarët politik me siguri në mënyrë të qartë do t'i porosisin shefat se kryesimi me BE-në, së bashku me të gjitha tubimet, samitet, ngjarjet dhe tapetët e kuq, mund të jetë një vegël shumë e dobishme në fushatën nacionale zgjedhore.

Kjo para së gjithash ka të bëjë me kryeministrin belg, Aleksander De Kro, i cili "karrigen e nxehtë" të kryesimit me BE-në mund ta shfrytëzojë për përforcim të imazhit të tij të një burrështetasi evropian.

Мерките во Белгија ќе останат засилени, рече белгискиот премиер Александар Де Кро, додавајќи дека последната недела е зголемен бројот на пациенти во болниците, што според него е причина за во

De Kro, i cili vjen nga radhët e partisë Liberalët dhe demokratët e hapur flamanë (Open VLD), kryeson me Qeverinë shtatëpartiake të përbërë nga liberalë, socialdemokratë, demokristianë dhe parti të gjelbra, i quajtur koalicioni "Vivaldi"

Gjasat që De Kro të mbetet në funksionin e kryeministrit edhe pas zgjedhjeve të qershorit janë shumë të vogla, duke pasur parasysh se Open VLD e tij është diku kah vendi i dhjetë sipas popullaritetit mes partive, që i nxitë spekulimet se mund "të kalojë" tek ndonjë nga funksionet kryesore në BE, edhe pse ai disa herë pohonte se nuk është interesuar për një pozitë të tillë. Me vetë pjesëmarrjen në "tryezën në të cilën ndahet kulaçi i funksioneve kryesore", ai mund të ketë gjasa më të mëdha për marrjen e ndonjë prej tyre apo së paku ta rritë popullaritetin e tij në nivel nacional.

Nga ana tjetër, një prej roleve kyçe gjatë kryesimit me BE-në, me pjesëmarrje të spektrit të gjerë të takimeve, do ta ketë shefja e diplomacisë belge Labib, e cila vjen nga radhët e Lëvizjes reformuse liberale të Valonisë (MP), që sipas anketave paraqitet shumë më mirë se partia flamane simotër e De Krosë.

Labib, e cila është ish-udhëheqëse televizive me prejardhje algjeriane, në fillim të mandatit të saj në korrik 2022 u kritikua se është "pa përvojë politike" për funksionin, por sipas burimeve diplomatike, ajo tani është shumë më e rezervuar dhe më taktike dhe "do të sillet në mënyrë shumë më diplomatike, do t'u përmbahet qëndrimeve të saj dhe nuk do të bëjë blofe".

Para saj dhe para tërë kryesimit belg paraprin punë e madhe për disa çështje për të cilat ende nuk ekziston konsensus mes vendeve anëtare, si buxheti i BE-së së bashku me pakon për mbështetje financiare për Ukrainën dhe finalizimin e Paktit të ri për azil dhe emigracion, posaçërisht në kushte kur edhe vetë Belgjika po përballet me probleme me politikën e vet emigruese dhe mungesën e objekteve për vendosje të kërkuesve të azilit.

Вториот ден од вонредниот лидерски состанок на ЕУ во голем дел ќе биде посветен на иднината на заедничката одбрана на ЕУ, но и безбедноста на храната во контекстот на војната во Украина, јави

Edhe pse nuk i theksoi mes prioriteteve të saj kyçe, reformat e brendshme në BE lidhur me përgatitjet për pranimk të anëtareve tër eja, si dhe vetë zgjerimi i Unionit, në mënyrë të pashmangshme do të jenë mes çështjeve kryesore gjatë kryesimit belg, posaçërisht lidhur me fillimin e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë dhe proceset negociuese me vendet nga Ballkani Perëndimor.

Në kushte të tilla, Belgjika do të duhet të punojë shumë në arritjen e kompromiseve mes vendeve të BE-së dhe Parlamentit evropian për disa nga rregullativat më të rëndësishme ligjvënëse, posaçërisht për ato për të cilat ka gjasa reale të miratohen para zgjedhjeve evropiane.

Sipas profesorit të studimeve evropiane në Universitetin në Gent, Hendrik Vos, në Belgjikë ndjehet presion i caktuar se do të duhet t'i mbyllë dosjet kyçe ligjvënëse dhe ta përgatisë Unionin për zgjedhjet evropiane dhe për tranzicion drejt institucioneve të reja.

Krahas kësaj, sipas tij, Belgjika "do të duhet të ketë kujdes", sepse pas saj kryesimin me BE-në e merr Hungaria, e cila drejtohet nga kryeministri euroskeptik, Viktor Orban.

Hungaria do të kryesojë me BE-në mu në kohën kur do të fillojë me punë Komisioni i ri evropian dhe me atë do të luajë rol më pak të rëndësishëm se Belgjika, por ndërkaq belgët do të duhet ta përgatisin terrenin që tranzicioni i plotë  të zhvillohet pas goditjeve më të mëdha. Sa do të ketë sukses në tërë atë, nën barrën e kryesimit me BE-në dhe fushatën parazgjedhore në vend, koha do të tregojë. ab/

Foto: МIА arkivi/МРJ e Belgjikës

QËNDRONI TË LIDHUR