• e shtunë, 06 korrik 2024

Kryeshefi i Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski në vizitë tek pjesëtarët e Armatës të angazhuar në Slloveni

Kryeshefi i Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski në vizitë tek pjesëtarët e Armatës të angazhuar në Slloveni

Shkup, 24 gusht 2023 (MIA) - Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nlënkoloneli Vasko Gjurçinovski, gjatë dy ditëve të ardhshme do të realizojë vizitë tek pjesëtarët e Armatës që janë të angazhuar në ballafaqimin me pasojat nga përmbytjet në Republikën e Sllovenisë, informon shërbimi për marrëdhënie me publikun pranë SHM-së së Armatës.

Gjenerali Gjurçinovski është i shoqëruar nga komandanti i komandës për operacione, gjeneral i brigadës, Besnik Emini, nga njësitë vartëse të të cilit janë pjesa më e madhe e personelit të angazhuar.

Përbërja prej njëqind pjesëtarësh të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut është e angazhuar në rajonin e Mezhicës, që është një nga zonat e prekura nga vërshimet katastrofike që ndodhën në fillim të muajit në Republikën e Sllovenisë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR