• e martë, 14 maj 2024

Kryeqendra evropiane të kulturës për vitin 2028 - Shkupi, Çeske Budjejovice dhe Burzhi

Kryeqendra evropiane të kulturës për vitin 2028 - Shkupi, Çeske Budjejovice dhe Burzhi

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Titullin kryeqendër evropiane të kulturës për vitin 2028, krahas Shkupit dhe Çeske Budjejovice nga Republika e Çekisë, do ta mbajë edhe qyteti Burzh i Francës.

Sipas rregullave të Komisionit evropian, në vitin 2028 tre qytete do ta mbajnë titullin kryeqendra evropiane të kulturës, përkatësisht dy nga BE-ja (një qytet në Çeki, tjetri në Francë) dhe një qytet në një vend jashtë Bashkimit Evropian, i një vendi anëtar të EFTA/EEA, vend kandidat apo kandidat potencila për anëtarësim në BE.

Burzhi është qyteti i tretë i cili është shpallur kryeqendër evropiane e kulturës në vitin 2028, ndërsa informatën e kumtoi kryetarja e jurisë, Rosela Tarantino. Qytete të tjera franceze të cilat ishin në konkurrencë me Burzhin, ishin qytetet Ruan, Monpelje dhe Klermon-Feran.

Çeske Budjejovice, ishte zgjehdur më parë, ndërsa më 20 shtator zyrtarisht u zgjodh edhe Shkupi për kryeqendër të kulturës për vitin 2028 nga një vend jashtë Bashkimit Evropian. Në zgjehdjen përfundimtare, konkurrencë e Shkupit ishte Budva.

Titulli kryeqendër evropiane e kultirës sjellë prëfitime të konsiderueshme ekonomike dhe turistike dhe ka për qëllim ta stimulojë turizmin kulturor përmes organizimit të ekspozitave, festivaleve dhe ndërtimeve të muzeve. ab/

Foto: МIА 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR